“Rosa e Tymosur” e Pogradecit dhe deputetët e PD drejt tymosjes së parlamentit

“Nga Pogradeci, ku një tjetër restorant si “Rosa e Tymosur” dëshmon transformimin e madh në gastronomi si një vlerë e shtuar për paketën turistike buzë liqenit, njëkohësisht edhe si një dëshmi e dorës së parë se si nga iniciativë familjare u shndërrua shpejt në një sipërmarrje që punëson dhjetëra të rinj për të krijuar një zinxhir të mirëfilltë vlere ekonomike nga ferma në tryezë”- shkruan sot në profilin e tij në facebook, kryeministri Rama.

Ndërkohë në sallën e parlamentit në Tiranë deputetët e PD do të turren me vrap dhe forcë për të hyrë në sallën e Kuvendit e për të kapur “Rosën e Tymosur”! Por një gardh i fortë hekuri si “zgarë” nuk do ti lerë të kapërcejnë pragun, sepse gardistët janë rreshtuar që herët, trupmëdhenjë dhe syvigjilentë. Deputetët demokratë po thyrin skenar që ta tymosin sallën e Kuvendit.

SHKARKO APP