Rrëfimi i paimagjinueshëm i ish-banores së Shtëpisë së Fëmijës Shkodër, Adriana Berisha

Nga Musa Kurtulaj-

Rrëfimi i ish-banores së shtëpisë së Femijes Shkoder, Adriana Berisha, 27 vjeç (dt.6 qershor 2020) në “Dua të Bëj të Lumtur” të televizionit TOP CHANNEL, ishte tejet tronditës, i paimagjinueshëm ! Ajo akuzon se dhunimi dhe përdhunimi i saj, por edhe i shoqeve të saj, ka nisur që në moshen 12 vjeç në rrugë, në mjediset e Shtepisë së Fëmijes dhe më pas në konviktin ” Safet Spahiu”, po në Shkoder, deri sa është trafikuar në Kosovë.  Është një tregim tejet rrenqethës, besoj më i rëndi i këtyre 3 dekadave të fundit në Shqipëri. Natyrisht që mund të kenë opinione nga më të ndryshmet të gjithë teleshikuesit që e ndoqen këtë tregim nga ekrani, por them se po të gjithë bashkohemi në një pikë: ky rrefim duhet HETUAR me përgjegjësinë maksimale nga prokuroria shqiptare. Është një rast për të cilin në asnjë rrethanë nuk duhet kaluar me mëndësinë se “çudia më e madhe zgjatë 3 ditë!” Jo dhe jo, kjo çudi duhet të zgjasin deri sa të zbardhet edhe detaji i fundit, dhe opinionit publik ti thuhet e vërteta e ballafaquar nga organet e hetimit dhe të drejtësisë. Është një rast që, nëse vlerësohet me seriozitet për ti shkuar deri në fund, mund të ndikojë për të përmirësuar rrenjësisht imazhin e organeve të drejtësisë shqiptare në opinionin e gjërë publik. Urojmë ta kuptojnë këtë ata që e kanë në dorë të vëndosin për raste të tilla!

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?