Rrëfimi tronditës i kapitenit amerikan: Pashë sesi UFO-t dëmtuan armët atomike
Për UFO-t ishte ish-presidenti amerikan Donald Trump që pohoi se do të publikonte dokumenta sekrete për to, por nuk e leuan sherbimet sekrete. Premtimi i tij nuk u mbajt.
Disa ish-pjestarë te NASA apo ushtarakë të lartë amerikan janë munduar të thonë fakte nga dosja sekrete e UFO-ve, por mezi flasin kur marrin telefonata nga zyrtarë të lartë të sherbimeve sekrete.
Por njeri ka folur. Ai quhet Robert Salas.
I prerë dhe bindës, kapiteni i forcave ajrore amerikane Robert Salas, thotë se ai shikoji sesi UFO-t dëmtuan armët atomike. Por ai dhe komandanti i tij u detyruan menjëherë të nënshkruanin një zotim se nuk do të flisnin kurrë për atë çfarë ndodhi, në njërin prej takimeve më befasuese në historinë e jashtëtokësorëve.
Kapiteni Salas pretendon se incidenti i çuditshëm u zhvillua në 24 Mars 1967, në Bazën e Forcave Ajrore Malmstrom në Montana, SHBA, gjatë kohës kur ai ishte mbikqyrësi në detyrë i një strukture të fshehtë të kontrollit të lëshimit nëntokësor.
“Unë isha nëntokë, i mbyllur në një kapsulë betoni. Më raportuan rojet për situatën e pazakontë; gjithcka u fik, sistemet ranë, të dhjetë raketat tona nukleare Minuteman u dëmtuan dhe kjo ishte praktikisht e pamundur, pasi ato kishin të gjithë kontroll të pavarur. Ishin UFOT ato që e shkaktuan dëmtimin. Kamerat filmuan gjithçka. Kishin ardhur mbi ne, por autoritetet ushtarake nuk na lejuan të flisnim, ndryshe…”.
KOHA JONË SONDAZH

