Rritje e rasteve me Covid-19, Panariti: Për një muaj shkojmë në kolaps, të dyfishohen shtretërit

Ministria e Shëndetësisë, dje raportoi 140 raste të reja me Covid-19, shifra më e lartë e të prekurëve ditorë që nga 9 marsi kur edhe u zbulua rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri.

Për ish-ministrin e LSI-së, Edmond Panariti, kjo rritje e frikshme e rasteve ditore, për një muaj na çon në kolaps. Ai bën thirrje për dyfishim të shtretërve deri në fillim shtatori dhe deri në dimër, duhet që të jenë mbi dy mijë shtretër spitalorë.

”Deri tani kemi në këmbë vetëm dy spitale anti covid! Nuk na mbron as imuniteti i tufës sepse jemi ende në vlerat 5-6 përqind të tij. Koha nuk pret”.

Postimi i plotë

Me këto kapacitete të mangëta, ky fluks infektimi ditor me Covid-19, na çon për një muaj në kolaps? Është urgjente dyfishimi i shtretërve deri në fillim shtatori. Ndërsa dimri duhet të na gjejë me dy mijë shtretër spitalorë.

Sepse vetëm midis korrikut dhe mesit të gushtit rastet me Covid 19 janë rritur mesatarisht 2.7% në ditë. Duke patur parasysh se 80 % e rasteve kërkojnë dy javë që të shërohen, ndërsa 20% kërkojnë 6 javë atëhere me laps në dorë i bie që në fillim te tetorit të kemi mbi 500 te hospitalizuar qe eshte afërsisht kapaciteti i 4 spitaleve covid.

Deri tani kemi në këmbë vetëm dy spitale anti covid! Nuk na mbron as imuniteti i tufës sepse jemi ende në vlerat 5-6 përqind të tij. Koha nuk pret!

SHKARKO APP