Rruga e Currilave në Durrës shembulli më i keq se si shtrohen rrugët në Shqipëri!

Rruga e Currilave është dëmtuar rëndë si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, por e verteta duket hapur se si është hedhur asfalti, kur është shtruar!

Punojnë pa cilësi, hidhen qindra milionë lekë nga buxheti i shtetit dhe askush nga kompanitë e ndërtimit nuk mban përgjegjsi financiare, por as penale.

Pse entet prokuruse nuk i monitorojnë firmat e ndërtimit, por vetëm japin paratë, sikurse mundet edhe marrin lekë nën dorë, pse prokuroritë nuk nisin edhe me inisiativë hetime penale ndaj tyre; pse heshtin qytetarët pasi janë taksat e tyre që shpërdorohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si Rruga e Currilave ka shumë akse rrugore në vend që nuk shtrohen me cilësi teknike, por hidhet ca zhavorr dhe me pas një shtresë e hollë bitumi dhe kaq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Firmat e ndërtimit marrin milionat dhe ndërtojnë hotele apo resorte me lekët e buxhetit, ndërkohë që rrugët janë mizerabël.

Dhe vjen shiu e nxjerrë rrugën në “rrugë”!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?