Rudina Hajdari i drejtohet Baton Haxhisë: Jeni një kopje e keqe e politikës!

Në debatin e fortë në Top Channel mes deputetes Rudina Hajdari dhe analistit kosovar Baton Haxhia në studion Open te Eni Vasilit, deputetja iu drejtua: Jeni një kopje e keqe e politikës!

Kjo shkaktoi irritim të madh te Baton Haxhia, i cili iu drejtua deputetes se nuk merr mësime nga askush për qëndrimet publike, bile e këshilloi që të ishte e kujdesshme. Por nuk vonoi dhe deputetja e re ia ktheu prapë egër duke i kujtuar se je një kopje e keqe e politikës. Ajo e kishte nënkuptimin e kryeministrit, por e kurseu për momentin.

Ndërsa analisti Andi Bushati u përgjigj në mënyrë më fine, duke i kujtuar me kunja deputetes për rolin e saj të fortë si “opozitare” ndaj kryeministrit, përgjigje e cila shigjetonte krejt deputetët e “opozitës”, të cilët janë kthyer në shtojcë e PS.

SHKARKO APP