Rudina Hajdari nuk meriton të shkarkohet

Sot u njoftua se Myslim Murrizi, nënkryetar i Parlamentit, ish-deputet i PD-së dhe sot deputet i “opozitës së re” synon të marrë detyrën e kryetares së grupit parlamentar të demokratëve në parlament, Rudina Hajdarit. Dhe falë makinacionëve duket se po e shkarkojnë Rudina Hajdarin, deputeten e re e cila erdhi nga SHBA për të qenë përfaqësuese e PD-së.
Rudina Hajdari nuk është se ka shkëlqyer në parlament, bile në disa raste ka bërë edhe gafa, por së paku nuk vjen nga radhët e mafies bregdetare, nuk ka qenë në burg, nuk është arrestuar nga ish-prokurori Nasip Naço dhe dënuar nga dy gjykata në Shqipëri. Nuk ka në dosje përgjime të prokurorisë që ka marrë 10 milionë lekë për ryshfet për të mbyll kontrollet e KLSH.
Dhe plot të tjera, të cilat nëse i duhen publikut apo Rudina Hajdarit dosjet janë në Durrës dhe diku tjetër për ata që duan postin e Hajdarit.
Rudina Hajdari ka gabuar në disa raste, por kurrsesi nuk ka punuar në favor të mafies apo pazarëve personale. Ajo kishte disa muaj që e rriti personalitetin e saj, ishte më e kujdesshme dhe më e artikuluar. Flitej ndër radhët e deputetëve (ata që kanë mendje e nuk janë idiotë) se Rudina Hajdari mund të ishte fare mirë kryetare e një partie të re politike.
Por me sa duket ndër kulisat e parlamentit dhe nga SHISH është punuar që të kenë ndonjë spiun të ish-sigurimit të shtetit (pasi ish-Sigurimi rekrutonte sidomos nga radhët e ish-të përndjekurve politikë) si shef të ndonjë partie të re që iu duhet për fushatën elektorale të vitit 2021.
Rudina Hajdari nuk duhet të stepet nga prapaskena të tilla politike e nga pazaret e pista të ndonjë kolegu të saj në parlament, por të vazhdojë të rrisë integritetin e saj politik dhe të mos lejojë të përdoret nga askush.

Edhe Gramoz Ruçi, kryetari i parlamentit, nuk duhet të pranojë makinacionet e grupit të këtyre “opozitarëve të rinjë”, sepse shkelet Rregullorja. Dhe as ta zëvëndësojë Rudina Hajdarin, me ndonjë tjetër, në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.
Rudina, duhet të mbajë mend mirë se është vajza e Azem Hajdarit, liderit që kulisat ndaj tij, dikur edhe në PD, i shkatërronte me forcën e shpirtit të tij demokrat. Ndaj është këto manovra apo pisllëqe të ndonjë deputeti murrizash ti denoncojë fort e pa frikë mu në parlament.

SHKARKO APP