Deputetja Rudina Hajdari: Po më kërcënojnë!
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është shprehur ditën e sotme në parlament se është kërcënuar. Ajo ka kërkuar mbrojtje dhe ka ngritur zërin në parlament.
Pjesë nga fjala e Rudinës:
“Është e papranueshme që një femër të kërcënohet, kam patur raste në zyrën time kur kanë ardhur persona dhe më kanë kërcënuar.
Ju lutem zoti kryetar merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament.
Asnjë deputet nuk mund të hyjë në parlament pa u kontrolluar”.
Ky denoncim i deputetes Hajdari duhet marrë hetuar, pasi siç thotë ajo i njeh njerëzit që i kanë shkuar në zyrë. Por duhet që zonja Hajdari ti bëjë publike emrat si dhe të shkojë në polici apo prokurori për të denoncuar emrat.
Nëse ka emra konkretë duhen arrestuar. Nëse kjo është lojë politike e mazhorancës duke e nxjerrë Rudinën në podiumin e parlamentit për ta paraqitur si viktimë, edhe kjo është më kriminale.