Emisioni “STOP”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj tmerrojnë ministrat
Sonte, emisioni “STOP” në Tv Klan do të transmetojë një përgjim audio të një ministri të qeverisë “Rama”. I kontaktuar nga “Koha jonë” Saimir Kodra, drejtuesi i emisionit nuk pranoi të japë asnjë detaj, por sugjeroi që të “Durojmë deri në darkë!”.
Mësohet se ministri është përgjuar duke folur për emërime dhe shkarkime në administratë. të cilat janë në thelb emërime politike. Pra emërime jo sipas ligjit, por siç do Partia. Ndërkohë Saimir Kodrës dhe Gentian Zenelajt u kanë ardhur sms dhe telefonata nga burime të ndryshme për të mësuar emrin e ministrit. Thuhet se dy ministra i kanë nisur sms Saimir Kodrës, me përmbajtje frike, “Mos jam unë ?!”. Pra, frika ka kapur pothuajse krejt kabinetin e kryeministrit Rama. Siç duket kështu u dashka vepruar!
Në përpjekje për të gjetur emrin e ministrit redaksia online e www.kohajone.com u nisi një sms të përbashkët ministrave të qeverisë. Ja teksti: “Emisioni STOP i TV KLAN ka paralajmëruar se sonte do transmetojë një vidoregjistrim te një ministri që bën emërime politike në varësi të partisë së tij. Meqënëse na duhet përgjigjia juaj për www.kohajone.com mund t’ju pyesim: A DYSHONI SE MOS JU KANE PERGJUAR JU SI MINISTER NE KETE RAST?
Dhe ja përgjigjet e ardhura deri tani nga ministrat:
-Ylli Manjani, ministër i drejtësisë: Nuk ka punë Partia në administratë.
-Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes: Ne e hodhëm atë regjimin tjetër përmbys edhe për t’ju larguar përgjimeve të tipit komunist.
-Sokol Dervishaj, ministër i Transporteve: Jeni provakatorë ju të “Koha Jonë”. Unë nuk kam bërë asnjë emërim qëkur kam ardhur.
-Arben Ahmetaj, ministër i Financave: Unë duhet të jem te përgjimi!
Ndërsa ministrat e tjerë akoma nuk kanë kthyer përgjigje, pasi… po mendohen!
http://www.kohajone.com/2016/11/16/ilir-beqaj-reagon-per-pergjimin-drejtori-shkeli-ligjin-paguante-nje-person-qe-sishte-ne-pune/