Saimir Tahiri: Nuk ka bir nëne dhe bir kur*e që më pengon mua…

Ish-ministri Saimir Tahiri ka folur sot për herë të parë pas shumë kohësh për gazetarët. I pranishëm në seancën e Kuvendit, Tahiri, pasi mori përqafimet e ministrave dhe deputetëve të PS-së, ka folur jashtë sallës për opozitën dhe qëndrimin e tij.

I pyetur për hetimet dhe karierën e tij politike, ish-ministri Tahiri tha se do të kthehej në Kuvend sa herë të kishte diçka për të thënë.

Nuk më mbron njeri, e nuk kërkoj të më mbrojë. Nuk ka bir nëne e bir kurve që të më pengojë të bëjë drejtësi”, tha Tahiri.

I pyetur për seancën e sotme, Tahiri tha se: “Ishte një ditë e lumtur, pasi sot më filmoi Sali Berisha me telefon. Njeriu që fshihu filmimet e gardës më 21 janar, më filmoi mua”.

Po cilin kërcënoi ish-ministri Tahiri? Kryeministrin Rama apo dikë tjetër në Prokurori?! Dhe si të mos mjaftonte Saimir Tahiri, ka shpërthyer edhe deputeti Tom Doshi. Ai i është drejtuar kryeministrit Rama, kur ai po fliste në foltoren e Kuvendit: “Edhe ti do ta bash vettingun!”. Kjo ka krijuar një shpërqëndrim të Kryeministrit, por e ka rimarrë shpejt veten.

PYETJET E GAZETARËVE DHE PËRGJIGJET E TAHIRIT:

Pyetje: Ju filmoi Berisha dhe kërkoi largimin tuaj….?

Tahiri: Kam motiv ta mirëkuptoj njeriun që fshiu filmimet e kryeministrisë në 21 janar dhe sot më filmoi mua.

Pyetje: Pse nuk folët sot në seancë?

Tahiri: Nuk ishte opozita, nuk ka sens…

Pyetje: Ju mbron Rama?

Tahiri: As më mbron njeri dhe as dua të më mbrojë…

Pyetje: Keni komunikim me Ramën?

Tahiri: Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që nuk mund, ose mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi, nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë.

VIDEO/DEKLARATA E TAHIRIT PER GAZETARET 

Pas deklaratës për mediat, ish-ministri Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook ku sqaron qëndrimin e tij. Ai thotë se nuk ka dashur t’i çojë mesazh askush, pasi nëse do të donte këtë gjë e bënte drejtpërdrejtë dhe jo me mesazhe të koduara.

Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.

Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament. Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.

Kete rruge do ndjek me durim. Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte. Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter. E nuk do ndalem!”,- shkruan Tahiri në Facebook.

Në foto: Ministra dhe ish-ministra të PS në radhë duke pritur për t’u përqafuar me ish-ministrin Tahiri

SHKARKO APP