Sali Berisha: Hakmarrje primitive, ja si ia thyen gishtat 18-vjeçarit (FOTO)

Pamjet e 18-vjeçarit Daniel Drobaj, brenda kafazit të xhamtë në Gjykatën e Tiranës, ku shihet me dorën e thyer dhe të fashuar, ka sjellë reagime të mëdha nga politika. Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se ky ishte një akt primitiv hakmarrës që u bë me urdhër të Ramës. Kujtojmë se Drobaj akuzohet për plagosjen me kapsollë të efektives së policisë Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta për shkak të shpërthimit të lëndës plasëse.

Ja si i thyen studentit të shkëlqyer Daniel Drobaj gishtërinjtë, në një akt primitv hakmarrje, narkos-it me urdhër të Edvin Kristaq Urrejtjes për një akuzë të pa provuar dhe fund e krye politike. Sb”, shkruan Berisha.

Daniel Drobaj akuzohet se plagosi policen Ina Nuka gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re, të enjten e kaluar, para Parlamentit. Policja humbi gishtin e njërës dorë si pasojë e shpërthimit të kapsollës.

Dobraj është i dyshuari kryesor për hedhjen e kapsollës. Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Gjykata e Tiranës vendosi “arrest me burg” për 18-vjeçarin.

Por gjatë arrestimit të tij nga policia familjarët e 18-vjeçarit kanë deklaruar se është ushtruar dhunë. Babai i tij u shpreh arrestimi u krye në momentin që ai personalisht po negocionte për dorëzimin e djalit. Gjatë arrestimit dhe më pas në komisariat, dyshohet se ndaj të riut është ushtruar dhunë.

Kjo gjë është konfirmuat edhe sot nga Daniel Drobaj, i cili deklaroi para gjykatës se ishte rrahur dhe oficerët e policisë e kishin shkelur me këpucë në gishtat e dorës, si shenjë hakmarrje për plagosjen e polices. Dobraj tha para gjykatës së nuk ishte në gjendje të lëvizte dy gishtat e dorës së djathë.

Plagosja e një efektivi të Policisë së Shtetit është një akt i rëndë që duhet dënuar. Nëse 18-vjeçari është autori i hedhjes së kapsollës që plagosi oficeren, sigurisht që ai duhet dënuar, pavarësisht arsyeve që e shtyn atë të bëjë këtë gjë. Por fajësia e Dobraj nuk i jep të drejtë policisë që të ushtrojë dhunë në komisariate dhe të sillet në mënyrë antiligjore.

Nëse është e vërtetë që ai është dhunuar në shenjë hakmarrje, duhet që Avokati i Popullit dhe institucione të tjera të kryejnë verifikime për të faktuar dhunën. Por fakti se përfaqësuesi i Avokatit të Popullit nuk është lejuar të marrë pjesë në seancën e sotme të Dianiel Dobraj, tregon se institucioneve nuk u intereson të zbardhet ushtrimi ose jo i dhunës në komisariate.

SHKARKO APP