Sali Berisha lëshon vikamën: Të gjithë drejt kryeministrisë në ora 17.00!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës që do të zhvillohet sot në Tiranë. Ndërkohë deputetët demokratë ishin këto ditë në rrethe për të mobilizuar militantë drejt kryeministrisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ora 17:00 është ‘ora e opozitës’, duke ftuar qytetarët në një ‘vërshim të papërmbajtur drejt Tiranës’. Thirrja vjen në kuadër të protestës së paralajmëruar përpara Kryeministrisë, ku opozita ka deklaruar se do të kundërshtojë korrupsionin qeveritar dhe atë që e cilëson si kapje të shtetit.
Protesta pritet të nisë në orën 17:00, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje nga qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria.
Nuk dihet skema e PD se si do të veprojnë sonte: do të djegin me molotov apo do qëndrojnë përfundimisht te sheshi para kryeministrisë.
Mbi 2800 forca policore janë angazhuar për protestën.
Thirrjes së Berisha që “na prit në zyrë, Edi Rama”, kryeministri mësohet se ka vendosur ti bëjë qejfin liderit demokrat. Do të jetë në zyrë në orën 17.00.
KOHA JONË SONDAZH

