Sali Berisha: Me 7 korrik të gjithë “me kuç e maç” në protestë kundër Edi Ramës dhe mafies

Ish-kryeministri Berisha ka dalë në një konferencë shtypi në ora 12.00 këtë të premte dhe ku bën thirrje gjithë popullit shqiptar, në Shqipëria apo jashtë vendit që të mblidhemi me datë 7 korrik në ora 7 të darkës para kryeministrisë në Bluevardin kryesor të Tiranës.

Berisha theksoi se kjo protestë nuk është vetëm për demokratët, por për krejt shqiptarët, të cilët nuk kanë rritje pensioni, që nuk kanë punë, që kanë ndjerë rritjen e çmimeve, për ata të rinjë që nuk shikojnë shpresë nga kjo qeveri, për zyrtarët e dhunuar nga oligarkët dhe qeveria e që nuk kanë përfituar rrogë nga shteti, për ata këdo që dëshiron një Shqipëri ndryshe dhe më të mirë.

ju garantoj- tha Berisha-se nëse me datë 7 korrik jemi të gjithë në shesh, kjo qeveri i ka ditët e numëruara.

“Tmerri i protestës e ka bërë Edi Ramën të shpallë “Sali dipendencën”,  ka caktuar konferencë shtypi në të njëjtën orë me ne. Sytë dhe zemrat sot janë në këtë tryezë. Jam këtu për të drejtuar thirrjen në emër të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, mbarë qytetarëve shqiptarë të bashkohen në 7 korrik në Bulevardin para kryeministrisë. Motivet e kësaj proteste janë të jashtëzakonshme. Kurrë ndonjëherë 3 orë më shumë të harxhuara në një protestë nuk kanë pasur mision më të madh sesa protesta e 7 korrikut”, tha Berisha.

Sipas Berishës “Ky popull po injorohet nga regjimi autokratik i Edi Ramës, njësoj si në një diktaturë të vërtetë. Akti i djeshëm në Parlament tejkalonte edhe imagjinatën. Dje Edi Rama me ligj vendosi që qindra milionë euro të fituara duke pirë gjakun e qytetarëve shqiptarë me bordet shushunja, duke rritur çmimet në vend që tu riktheshin atyre që kanë problem kafshatën e gojës, Edi Rama i shpërndau me klientelën e tij”.

SHKARKO APP