Sali Berisha: Pazari i Ramës me Greqinë mund të sjellë luftë në Ballkan
Ish-kryeministrin Sali Berisha parashikon zhvillime dramatike në rajon, nëse Edi Rama konfirmon marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e kufirit detar. Në një intervistë për “TV Klan”, ish-kryeministri Berisha është shprehur se, nëse nënshkruhet marrëveshja Rama-Greqi mund të sjellë një luftë të re Ballkanike në rajon.
“Kjo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë”, theksoi ish-kryeministri gjatë intervistës së tij.
Ish-kryeministri thotë se ka informacione brenda grupit të negociatorve që flasin se në bisedimet me Greqinë trojet shqiptare po copëtohen. “Jam plotësisht në dijeni të marrëveshjes falë elementëve patriotë në grupin negociatorë. Është copëtim i ri i trojeve shqiptare, pas 1913. Nëse në atëherë ja bënë fuqitë e mëdha kësaj radhe ia bene Zografi shqiptar. Shprehja e ministrit të Mbrojtjes se ‘po zgjerohet atdheu im’, është i hidhur për shqiptarët sepse po zgjerohet në kurriz të trojeve tona”,- tha Berisha.
Ish-kryeministri tha se në bisedime pala shqiptare nuk ka pasur mundësinë të jap variantet e saj, pasi Greqia ka dorëzuar një projektmarrëveshje të panegociueshme.
“Ekzistojnë të dhënat që kjo marrëveshje është katastrofale për Shqipërinë. Marrëveshja është dorëzuar nga pala greke si e panegociueshme. Nëse me italianët, Greqia i ka dhënë Totonit 3/5 e Shqipërisë, me Ramën i jep deri Korfuzin në ujëra territoriale. Nëse lëshon disa kilometra shkëmbinj merr naftë e gaz. Pa marrëveshje është copëtim i ri i trojeve shqiptare që mund të ndezë flaket në një konflikti ballkanik. I bëj thirrje të mbrojnë trojet që po përcakton Zografi i dytë’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.
Deklaratat e Berishës vjen në momentin kur qeveria e Tiranës dhe ajo e Athinës duket se kanë rënë dakord për marrëveshjen e re të ndarjes së detit. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhet këto ditë në Greqi ku ka zhvilluar disa takime me homologun grek.
Ndërkohë, prej disa ditësh mediat greke falsin për përfundim të marrëveshjesh dhe se palët janë gati të firmosin. Disa politikanë grekë kanë deklaruar se Greqia del e fituar nga pakti i ri me Shqipërinë. Opozita greke ka kërkuar nga Qeveria që marrëveshja të kalojë më parë në Parlament si dhe kanë thirrur interpelancë me disa ministra për këtë çështje. Ndërsa në Tiranë nuk ka transparencë për negociatat, por etëm deklarata të paqarta të Ministrisë së Jashtme dhe të Kryeministrit, të cilët thonë se marrëveshja do të jetë më e mirë sesa ajo e bërë më para nga Sali Berisha.