Salianji: Berisha kur deklaron se “e kemi rrezuar Edi Ramën”, nuk kemi asgjë në vijë!

Berisha sa herë organizon protesta në fund deklaron se “e kemi rrezuar Ramën”, ndërkohë që qeveris pa shqetsime.

Edhe në konferenca shtypi lideri demokrat thotë se “e kemi çmontuar kryeministrin, i ka ditët e numëruara”, por Rama nuk ka asnjë shqetsim prej PD. Bile me shumë e mërzit protesta e Adriatik Lapajt se sa ato të Selisë Blu.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në nje emisionin televiziv, ka folur për takimet me demokratët, tur i nisur prej tij prej disa muajsh, duke i cilësuar ato, si shprehje e vullnetit të bazës për ta gjallëruar dhe ringritur PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salianji tha se lidershipi i PD i ka braktisur demokratët prej 8 muajsh, teksa çdo javë u thotë se kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kështu nuk kemi gjë në vijë”, tha Salianji.

Ervin Salianji shtoi me tej: “Njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot. Janë njerëz të cilët, të zhgënjyer nga braktisja dhe neglizhenca e lidershipit të PD, që nuk i takon, ka 8 muaj nga data e zgjedhjeve po organizohen për ta mbajtur të gjallë PD.

Demokratët janë aty, nuk kanë frikë, duan nxitje dhe besim, dhe janë të gatshëm për tu përballur me qeverinë. Nëse lidershipi i PD i thotë çdo javë që kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri, atëherë nuk kemi gjë në vijë”- deklaroi ish-deputeti demokrat.

Edhe me datë 24 janar do bëjnë protestë, do të hedhin pesë apo gjashtë shishe me molotov dhe lidershipi i PD do të thotë se “e kemi lënë pa gjumë kryeministrin”, se “ai rri strukur në Surrel”.

Salianji tha se kemi 13 vite në opozitë dhe se nuk kemi gjë në terezi me këtë mënyrë drejtimi opozitar dhe se demokratët nuk kanë besim te drejtuesit e tyre që mund ti rikthejnë në pushtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?