Ervin Salianji në Shkodër: PD nuk vjen në pushtet me figura të vjetra
Ervin Salianji vijon foltoren e tij të takimeve me demokratët, dhe këtë mbrëmje u ndal në Shkodër ku salla ishte mbushur me demokratë. Salianji tha gjatë fjalës se PD-ja nuk mund të ndryshojë me figura të konsumuar dhe të vjetra, ndaj selia blu duhet të ndryshojë në mënyrë që të ketë mundësi për të rrëzuar Edi Ramën. Ish-deputeti shtoi se nuk e përjashton dot askush nga PD.
”Shqipëria nuk ndryshon nëse Partia Demokratike nuk ndryshon për të rrëzuar Ramën. Politika nuk ndryshon më me figura të konsumuar dhe të vjetra. Nuk ka vetpërjashtim ka përballje dhe ne do t’ja dalim që ta ndryshojmë PD. Përfaqësojmë një zë ndryshe”, tha ai.
Salianji iu përgjigj sulmeve që ka marrë në mënyrë të vazhdueshme nga lidershipi i PD se mbështetet nga Suel Çela. Salianji tha se rrogtarët e PD nuk duan ti shohin sallat plot dhe po ushtrojnë presion. Sipas Salinajit, disa njerëz në PD sillen si lepurusha e ndërkohë përballë demokratëve sillen si tigra. Për të PD nuk është pronë e Sali Berishës dhe as e Flamur Nokës.
”Drejtësia vonon, por nuk harron. SPAK ka treguar se drejtësia mund të prekë majat më të larta të pushtetit, dhe po dëshmon me fakte pavarësinë e tij në disa nivele. SPAK duhet mbështetur dhe duhet thënë e vërteta: ashtu si është SPAK, është një strukturë e posaçme kundër korrupsionit dhe nuk mund të zbehet nga presionet politike. Rama mban fijet e shtetit të lidhura me grupet kriminale dhe është përgjegjës për zyrat që ka zgjeruar dhe për koordinatorët që ka zgjedhur”.
Me tej ai theksoi se PD nuk vjen dot në pushtet me figurat e vjetra.
KOHA JONË SONDAZH
A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?
Results
Vota totale: 12819

