FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Samiti i Diasporës, Ilir Meta: Të ngrihemi mbi interesat afatshkurtra për hir të integrimit

Në ditën e dytë të Samitit të Diasporës, nga Lezha Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që palët politike të ngrihen mbi interesat e afatshkurtra për hir të rrugës europiane.

“Të ngrihemi mbi interesat e afatshkurtra për t’i thënë një ‘PO’ të fortë rrugës europiane të Shqipërisë, por edhe Maqedonisë. Nuk pata mundësi të isha më shpejt mes jush, pasi isha në Egjipt, ku takova disa përfaqësues të diasporës tonë.

Përshëndes qeverinë dhe ministrin e Diasporës për angazhimin në këtë drejtim. Shqipëria është një vend që ka diell si rrallë vendet e tjera, për të gjithë shqiptarët, ata që jetojnë këtu, por edhe të tjerët”,- tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prononcimi i Presidentit të Republikës për mediat në Lezhë

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetje: Zoti President, a do të merrni iniciativën për të ulur në një tryezë të përbashkët palët politike?

Presidenti Meta: Besoj mesazhi i 2 marsit është më se aktual: Duhet të punojmë për bashkim dhe bashkëpunim, jo vetëm çdo 2 Mars e 28 Nëntor, por çdo ditë, në mënyrë që ta fitojmë mundësinë për çeljen e negociatave në qershor, bashkë edhe me Maqedoninë e Veriut.

 Pyetje: Zoti Basha sapo tha se takimi do të jetë vetëm me qytetarët, me askënd tjetër. E ka refuzuar ftesën e zotit Rama.

Presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment sot. I vetmi apel është për bashkëpunim, për bashkim, për reflektim për të parë më larg.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/385513398928869/?notif_id=1551525347066227&notif_t=live_video

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?