Sarandë/Bashkia jep alarmin: Priten tërmete të tjerë. Të merren masa !

Bashkia e Sarandës i bën thirrje qytetarëve të saj të jenë të parapërgatitur në rast të lëkundjeve sizmike, që sipas parashikimeve mund të godasin sërish në jug të vendit.

Në një njoftim publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Bashkia gjithashtu kërkon që të vihen në funksionim shtabet e emergjencës.

Duke ju referuar qëndrimeve të ekspertëve sizmik, Bashkia deklaron se tërmeti që pritet të bjenë do të jenë më të fort se ai i ditës së shtunë. “Sipas specialistëve të sizmiologjisë, parashikohen që dhe në orët në vijim të bien tërmete të tjera me magnitude më të lartë se tërmeti i parë, të cilët mund të krijojnë situate emergjente në qarqet dhe bashkitë e lartpërmendura”,- thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Njoftimi i plotë:

VEMENDJE, TE NDERUAR BASHKEQYTETARE, PARASHIKOHEN LEKUNDJE TE TJERA TERMETI, JINI TE PARAPERGATITUR

Sipas informacioneve të marra nga Institucioni i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportohet se më datë 15.10.2016, ora 22:14:48, në territorin e Greqisë, 50 km në jug të qytetit Sarandë, ka rënë një tërmet me magnitutë ML=5.6 shkalla Rihter, i cili është ndjerë në qarqet Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Fier dhe deri në Tiranë.

Aktiviteti sizmik i këtij tërmeti ka vazhduar edhe në orët në vijim dhe vijon aktualisht. Sipas specialistëve të sizmiologjisë, parashikohen që dhe në orët në vijim të bien termete të tjera me magnitude më të lartë se tërmeti i parë, të cilët mund të krijojnë situate emergjente në qarqet dhe bashkitë e lartpërmendura.

Bazuar në Ligjin nr. 8756, ‘’Për Emergjencat Civile’’dhe të VKM nr. 965, datë 02.12.2015, “Për bashkëpunimin ndëristitucional të strukturave të drejtimit, në rastin e emergjencave civile dhe krizave”, Drejtoria e Pergjishme e Emergjencave Civile ne Ministrine e Brendshme kujton se aështë urgjente që:

1-Të funksionojne shtabet e emergjencës dhe këto të venë në gatishmëri të gjitha strukturat e tyre, kapacitetet njerëzore dhe teknike operacionale, etj., për të monitoruar dhe reaguar sipas situatës që mund të paraqitet. Këto të koordinojnë punën ndërmjet tyre për përballimin sa më mire dhe me efektivitet të ndonjë situate emergjente që mund të krijohet nga ky aktivitet sizmik.

2-Të njoftohet çdo qytetar që t`I bindet lajmërimit të çdo strukture për të qenë në gatishmëri, për të marrë masat mbrojtëse individuale, për të lëvizur nga banesat e tyre dhe çdo objekt tjetër që mund të rrezikohet nga këto tërmete, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, kjo sipas detyrimeve të parashikuara në Ligjin nr. 8756, ‘’Për Emergjencat Civile’’.

3- Të njoftohen për të qenë në gatishmëri, si dhe t`u krijohen mundësitë për veprim, gjithë strukturave Operacionale të EC në qarqet dhe bashkitë e mësipërme.

Per çdo situate reale ne oret dhe ditet ne vijim, te kontaktohet nepermjet fb, ëebsitit etj., per te pautr gjithe mbeshtetjen e nevojshme qe situatat te perballohen pa asnje pasoje te padeshirueshme. BASHKIA SARANDE.

bashkia-sarande-njoftimi

SHKARKO APP