Së shpejti në “STOP”: Një kryetar gjykate që kërkon favore seksuale
Pas denoncimit me video të rastit të marrjes se 18 mijë eurove nga një prokuror në Tiranë, gjë të cilën e konfirmoi edhe zyrtarisht prokuroria e përgjithshme po mbrëmë një nga drejtuesit e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan, Saimir Kodra tha se shumë shpejt do të denoncohet një tjetër rast korrupsioni në gjykata. Sipas tij këtë radhë bëhet fjalë për kryetarin e një Gjykate në vend që kërkon favore seksuale për të dhënë një çështje në favor të një vajze. Kodra tha se kjo çështje mund të transmetohet javën e ardhshme.
Por mësohet se Saimir Kodra ka edhe materiale për dy zyrtarë shumë të lartë, për të cilët e pakta mbetet dorëheqja e tyre.