Selia Blu edhe Ervin Salianjin e nxori “tradhtar”!

Dje u zhvillua mbledhja e kryesisë së PD-së. Kishte debate, bile të ashpra mes Ervin Salianjit dhe Flamur Nokës. Por edhe mes Salianjit dhe Berishës.

Deputetët Blend Himçi dhe Elda Hoti i kanë thënë në sy Salianjit: “Firmosëm për Endri Shabanin se na e kërkove ti. Na more në telefon dhe na kërkove si nderë që ti japim firmën. Pastaj dole ne TV dhe the dhënia e firmave ishte gabim”.

Madje deputetët kanë informuar kryesinë se ish-deputeti Salianji, përmes Suel Çelës, dhe Sara Miles (PS) po tenton të organizojë takim në Elbasan, duke e shitur si takim me demokratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra e akuzojnë tani si tradhtar, pasi bëri burg për PD-në dhe nuk e futën as deputet se nuk e lejonte ligji se ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Salianji pas takimeve në Durrës dhe Gjirokastër, ku ishin sallat plot me njerëz, po i thuhet nga Kryesia e PD-së se po “punon për kryeministrin Rama”!!

Në fakt lëvizja e Salianjit e ka shkundur PD-në nga përgjumja dhe rehatia në zyrat e selisë së PD-së si dhe ka trazuar ujërat e ndenjura në oborrin e selisë Blu.

Berisha, që viti 1992, ka shpallur shumë “grupe armiqësore” në PD.

/Daniel Muçaku/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?