Selia blu vendos: Nuk ka Reformë në Drejtesi pa ligjin e Dekriminalizimit

Të pyetur nga “KOHA JONE” në lidhje me pergjigjet e  Komisionit të Venecias dhe kerkesen e Fatmir Xhafes që të fillojmë miratimin e reformes ne drejtesi, nje drejtues i larte i selise blu tha se “Pa kalimin e ligjit per dekriminalizimin dhe zbatimin e tij nuk ka ka reforme ne drejtesi”.

PD do të kushtëzojë votën për Reformën në Drejtësi me zbatimin e ligjit për “Dekriminalizimin”, si dhe pranimin e amendamenteve të saj të paraqitura ditët e fundit në Kuvend, lidhur me ligjin në fjalë.

Ky reagim i krerëve të PD-së, vjen dy dit pas publikimit të reakomandimeve të Komisionit të Venecias, lidhur me draftin për Reformën në Drejtësi. Zyrtarë të lartë të PD-së bëjnë të ditur se procesi i Reformës në Drejtësi është i lidhur ngushtësisht me dekriminalizimin e Kuvendit, pasi deputetë të caktuar të mazhorancës nuk mund të votojnë projektligjin për Reformën në Drejtësi, përsa kohë ata vetë janë të kriminalizuar.

Sipas tyre, ky qëndrim pritet të bëhet sot publik edhe nga kryetari Basha dhe ekspertët e PD-së në komisionin parlamentarë për Reformën në Drejtësi. Kushtëzimi i votave në Kuvend me zbatimin e ligjit për “Dekriminalizimin” dhe hartimin e akteve nënligjore për fillimin nga zbatimi të këtij ligji është bërë publik një javë më parë edhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentarë të PD-së, kur po diskutohej çështja e Reformës në Drejtësi, si dhe startimi i zbatimit të ligjit për “Dekriminalizimin”, nëpërmjet plotësimit të ligjit edhe nëpërmjet akteve nënligjore.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se dhe sot deputetët e PD-së do të bojkotojnë punën në komisionet parlamentare, si shenjë proteste ndaj mospranimit nga ana e mazhorancës e amendamenteve të saj mbi ligjin për “Dekriminalizimin”.

Me sa duket reforma në drejtesi do futet prapë në kolaps politik.

SHKARKO APP