SHBA do goditet nga një supërstuhi debore. Lajmërohen njërëzit: Mos dilni!
Një stuhi e madhe dëbore pritet ta godasë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të shënohen rekorde të sasisë së borës në Washington dhe në regjionin e Atlantikut.
Më shumë se 50 milionë njerëz janë paralajmëruar për stuhi paralizuese në pasditen e së premtes, që do të sjellë më shumë se 60 centimetra borë brenda pak orësh.
Po ashtu institutet meteorologjike amerikane kanë paralajmëruar se rrugët do të mund të mbyllen e po ashtu do të pamundësohet transporti ajror.
Ky mot i ligë ka dëshmuar se mund të jetë vdekjeprurës, për shkak s dy shoferë kanë vdekur në Karolinën Veriore, një në Tennessee dhe një pediatër në Maryland.
Qytetarët e kësaj pjese të Amerikës kanë nxituar që t’i furnizojnë shtëpitë e tyre me ushqime, duke zbrazur kështu raftet e supermarketeve.