SHBA-Iran drejt konfliktit. Donald Trump: Ne nuk duam luftë!

Vrasja e kreut të shërbimit sekret ushtarak të Iranit nga SHBA ka rritur tensionet me dy vendeve. Analistët në SHBA dhe BE e shohin përplasjen si nisje të një konflikti që mund të ketë pasoja në Lindjen e Mesme dhe në rajonet e tjera.

Ndërkohë Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi për median se ai nuk dëshiron një luftë të re me Teheranin. “Ne kemi negociuar për ta ndalur luftën”, tha Trump para gazetarëve në Florida. “Ne nuk kemi negociuar për të filluar luftën”. SHBA dëshiron paqen, partneritetin dhe miqësinë me vendet e tjera. Uashingtoni nuk synon ndryshimin e regjimit në Iran. Por SHBA bën gjithçka për të mbrojtur diplomatët, ushtarët dhe qytetarët e vet. Jam i gatshëm dhe i përgatitur për të marrë të gjitha masat e nevojshme, e kjo në veçanti lidhet me Iranin”,- tha Trump.

Sipas presidentit amerikan, gjenerali iranian Qasem Soleimani ka qenë në mbarë botën “terroristi Nr.1″ dhe ka punuar për plane të errëta sulmesh kundër objektivave amerikane. “Ne e zumë atë në flagrancë dhe e eliminuam”, tha presidenti amerikan. Komandanti i brigadave famëkeqe Al-Kuds të Gardave të Revolucionit u vra natën e së premtes në një sulm amerikan me drone, jo larg aeroportit të Bagdadit. 62 vjeçari konsiderohej si figura më e fuqishme pas kreut klerikal Ayatollah Khamenei dhe si arkitekti i rritjes së influencës ushtarake të Iranit në Lindjen e Afërt. Khamenei e kërcënoi Uashingtonin me „hakmarrje të madhe”. Ministri i Jashtëm, Mohamad Dshavad Sarif e konsideroi vrasjen e Soleimanit „një shkallëzim idiot” „dhe ekstremisht të rrezikshëm”. Dhjetëra mijëra vetë në Teheran morën pjesë pas faljes të së premtes në mitingje kundër SHBA.

Në mbarë botën është rritur shqetësimi për një shkallëzim të ri të situatës në Lindjen e Afërt pas sulmit amerikan. Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres u bëri thirrjeve krerëve botërore për “vetëpërmbajtje maksimale”, dhe theksoi se bota “nuk mund t’ia lejojë vetes një luftë të re në Gjirin Persik”.

I ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se duhet ndalur “spiralja e dhunës” në Irak, para se të dalë nga kontrolli”.

‘We took action to stop war, not start war:’ Trump

SHKARKO APP