SHBA nis aeroplanmbajtësen luftarake amerikan USS Nimitz drejt Lindjes së Mesme

E gjitha armata detare e SHBA në Mesdhe e në Azi po shkon drejt Izraelit dhe Iranit.

Aeroplanmbajtësja luftarake amerikan USS Nimitz, i cili ndodhej në Detin e Jugut të Kinës, ka ndryshuar kursin dhe është nisur drejt Lindjes së Mesme, në sfondin e konfliktit në rritje mes Izraelit dhe Iranit.

Lëvizja u bë publike nga faqja Marine Traffic, që ndjek në kohë reale lëvizjen e mjeteve detare në të gjithë botën. Aktualisht, aeroplanmbajtësja po kalon ngushticën e Malakës, mes ishullit indonezian Sumatra dhe Malajzisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një kërkesë për koment nga agjencia AFP, marina amerikane nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?