SHBA nis sulmin në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur ofensivën ndaj Sirisë. Sulmi me raketa nisi në orën 03:00.

Në mbështetje të SHBA-ve janë rreshtuar edhe Britania e Madhe me Francën, të cilat po marrin pjesë në këtë ofensivë. Kryeministrja Theresa May e konfirmoi edhe zyrtarisht praninë e flotës britanike në sulmin ndaj Sirisë.

Vetë presidenti Trump lajmëroi se ka urdhëruar një sulm ajror me goditje preçize, për të mos dëmtuar qytetarët sirianë, ndërsa besohet se kjo do të jetë ofensiva më e madhe e aleatëve, kundër regjimit të Assadit.

“Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Britanisë së Madhe, është duke u zhvilluar tani”, deklaroi presidenti Trump para pak minutash.

Objektivi i raketave të aleatëve për momentin janë vetëm bazat ku dyshohet se regjimi i Assadit ruan armët kimike, ndërsa raportohet se shpërthimet janë ndjerë edhe pranë Damaskut.

Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi SHBA-të akuzuan Sirinë për përdorim të armëve kimike në qytetin e Doumës.

Rusia reagoi ndaj sulmit duke e cilesuar si një sulm ndaj paqes në Siri. Ministria e Jashtme ruse thotë se aksioni i vendeve të NATO do të ketë pasoja në Siri.

FOTOT E PARA NGA BOMBARDIMET NE SIRI


VIDEO/SISTEMI KUNDERAJEROR SIRIAN PERGJIGJET NDAJ SULMEVE

Lajme të tjera për sulmin e aleatëve në Siri

SHKARKO APP