Shemsi Premçi: Alarm! Sonte do jetë natë rreziku. Braktisni shtëpitë!

Situata e krijuar nga reshjet me përmbytje masive në gjithë vendin pritet të përkeqësohet, kyresisht në Qarkun e Vlorë. Alarmi është dhënë nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci. Në një komunikim me mediat, gjatë inspektimit të situatës në Vlorë, Premçi tha se në orën 18:00 pritet që të vështirësohet situata ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të largohen, pasi gjendja është alarmante. Priten gjatë natës të dalin nga shtrati lumi i Vjosës dhe Shkumbin.

Situata pritet të vështirësohet pas orës 18:00, në mesnatë dhe deri në orët e mëngjesit. Është alarm për të gjithë banorët që të bëjnë kujdes dhe të mos afrohen në hartën që u prek edhe në 2015. Ka nisur evakuimi vullnetar, ndërsa do të vijojë nga ushtria. Situata më kërcënuese do të jetë nga ora 18:00 deri në mëngjes për të vijuar më pas nesër, por në datë 3 dhe 4  reshjet do të jenë më të ulëta duke mos përbërë kërcënim”,- tha Premçi.

Aktualisht 50 familje janë lëvizur në Novoselë, ndërsa operacioni vijon për të larguar të gjithë banorët që janë në rrezik.

Sipas agjencisë së parashikimit të motit, Meteoalb në mesnatë pritet pakësim i reshjeve. Sipas të njëjtave burime edhe gjatë ditës së shtunë do të ketë pakësim të reshjeve.

Po kjo agjenci paralajmëron se reshjet e vrullshme të shiut dhe përmbytjet do të rikthehen në mesnatën e së shtunës, të cilat do të vijojnë dhe gjatë ditës së diel.

Report TV - Vlora, Prençi: Kujdes! Në 18:00 deri në mëngjes gjendje alarmi

VIDEO/Mbledhja e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155357528496523/

Situata e krijuar nga shirat intensivë dhe vërshimi i lumenjve ka bërë që të vihen në livzje të gjitha strukturat e shtetit. Në orën 18:00 u mblodh Komiteti i Emergjencave Civile. Komiteti ndërministror i Emergjencave Civile, drejtohet nga kryeministri Edi Rama, dhe do të vendoset nëse do të shpallet apo jo Gjendja e Emergjencës në vend.

Kujtojmë se si shkak i reshjeve dhe vërshimit të lumenjve është prekur thuajse i gjithë vendi, ndërsa përmbytjeve nuk u shpëtoi as Tirana.

Po ashtu pritet që në orët e mbrëmjes së sotme lumi Vjosa të dalë nga shtrati, pasi niveli i ujit po rritet me 20 cm çdo një orë.

PAMJE ME DRON/ JA SI DUKET TIRANA E PËRMBYTUR

https://www.facebook.com/kohajone/videos/746208472235359/

Emergjenca, shtohen qendrat shëndetësore 24 orëshe

Nisur nga situata e përkeqësuar e motit, kryesisht në jug të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjeruar shërbimin 24 orësh për Qendrat Shëndetësore në të gjitha zonat ku ka emergjencë për shkak të përmbytjeve. Përpos shërbimit spitalor dhe urgjencës kombëtare, nga ky moment, ka nisur funksionimi I qendrave shendetesore me shërbim 24 orësh në qarkun e Fierit, konkretisht qendrat shëndetësore Frakull, Mbrostar, Topojë, Levan, Derven si dhe qendra shëndetësore në Bashkinë Roskovec dhe Strumë, ku po shërbejnë 32 mjekë, 113 infermierë dhe 7 ndihmës epidemiologë.

Po ngrihet shërbim 24 orësh gjithashtu edhe në qendrat shëndetësore të qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë, Njësia e helikopterëve vijon të jetë në gadishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme. Më herët, të gjitha strukturat shëndetësore kanë aktivizuar planet e emergjencës, duke siguruar shtim të kapaciteteve në rast nevojë për të përballuar një rritje të sëmundshmërisë apo ngjarjeve të tjera që kanë lidhje me situatën e krijuar; sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore për çdo fluks potencial emergjence; sigurimin e energjisë, ujit dhe ngrohjes së spitaleve. Nga ana tjetër, drejtoritë e shëndetit publik po monitorojnë situatën në kuadër të garantimit të masave për shëndetin publik.

Lajmet e fundit për situatën e krijuar nga përmbytjet:

Gjeoshkencat: Situata më kritike nesër dhe pasnesër

Presidenti Ilir Meta: Solidaritet me familjet në vështirësi

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet

Përmbytet Shqipëria. Peleshi: Jemi në prag katastrofe

Berisha-Ramës: Shpall gjendjen e emergjencës

Shemben 3 ura në Shijak

Situata e rëndë në Vlorë, rrezikohet ura e Mifolit

Rama në Fier: Po shpëtojmë jetën e njerëzve. Falenderoj Lulzim Bashën për…

Berisha-Ramës: Shpall emergjencën, Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Përmbytjet nuk kursejnë as ish-Kënetën në Durrës

“Po mbytemi”, thirrjet live të banorëve të Mallkuçit

Misionet e Ministrisë së Shëndetësisë. Shpëtohen dy gra

Kujdes me ujin e pijshëm nga çezmat. Është i turbullt

Prençi: Banorët të lënë shtëpitë

SHKARKO APP