Sherr mes Blendi Fevziut dhe kryeministrit Edi Rama për plehrat

Kryeministri Edi Rama doli prapë sot për të folur për plehrat, si pjesë e fushatës që ka nisur pas miratimit të ligjit që lejon importimin e tyre, në përpjekje për të shuar protestën mbarëpopullore të paralajmëruar për të shtunën. Në emisionin Opinion ai tha se tani importi është i sigurtë. Këtë siguri, Rama tha se ia japing skanerat që ndodhen nëpër dogana. Ai tha se këto skanera detektojnë mbetjet e rrezikshme. Mirëpo të dhënat e siguruara nga lapsi.al flasin për kalimin e 333.553 tonëve mbetje nga skanerat e doganave shqiptare në vitin 2014. Në këtë rast, problem nuk është se skanerat nuk i kapën këto tonelata mbetje të futura në Shqipëri në kundështim me ligjin. Këto mijëra tonelata janë futur me dijeni të doganave edhe pse ligji nuk e lejonte.

Edi Rama eshte ne emisionin e Blendi Fevziut ne TV Klan. Fevziu duke i bere pyetje per ndryshimin e qendrimit te tij nga opozita ne pozite nervozoi fort kryeministrin Rama. Reagimi i kryeministrit ishte i prere duke iu drejtuar Fevziu qe “mos me thuaj mua se po genjej! Kujdes se jam Kryeminister”. Dhe me tej Edi Rama sulmoi analistet dhe mediat qe e kritikojne per ligjin e plehrave. Kjo solli nga ana e Fevziut duke i thene se ke genjyer publikun per te marre vota dhe tani po ia jep mafias.

Edi Rama e humbi qetësinë kur gazetari Blendi Fevziu e quajti gënjeshtar. “Mua mos më thuaj më gënjeshtar. S’ka asnjë gazetar në planet që e bën këtë. Aq më tepër të ftuarit tënd. Për më tepër s’po të kujton se kush jam”, i tha ai kërcënueshëm drejtuesit të emisionit Opinion. Gazetari i tha se ky ishte përfundimi i tij dhe se Rama i kishte gënjyer shqiptarët. “Atëherë, unë po të them se ti nuk kupton”, iu përgjigj kryeministri.

Emisioni vazhdon

Pjesë nga debati në Opinion:

Fevziu: Po thoni që qeveria është më e fortë tani dhe i bën ballë mafies ndërkombëtare?

E.D Ajo që ndodh në Itali është shembulli më kuptimpolotë. Mafia është armiku më i madh i riciklimit dhe nuk merret me riciklime letrash higjienike.

Fevziu: Po të akuzoj që ke gënjyer qytetarët shqiptarë?

Mua mos më thuaj kështu se është ofendim dhe nuk mund ta bësh me të ftuarin tënd dhe mos të të kujtoj më kë po flet.

 Fevziu: Ke gënjyer shqiptarët për vota…?

Ti nuk i flet dot në emer të shqiptarëve. Sa hërë të mi nxjerrësh ato unë ta them prapë që i firmos prapë.

Fevziu: Unë po të them që kësaj industrie i ke rënë në qafë sepse kërkoje që tu merrje shqiptarëve votat…

E.D Unë po të them Fevzi, që ky është një hap për t’a bërë Shqipërinë më të hapur. Kam takuar kryetarin e Bashkisë së Veronës dhe unë i kam thënë, që dua të hap luftën me mbeturinat.

Fevziu: Për cilat mbeturinat, për ato që mbuluan të ndjerin Ardit Gjoklaj?

Ndarja në burim s’ke bërë asgjë… Letrat përballë, nuk je më i ditur në biologji.

Fevziu: Ta kam fajin unë që ti mban dy qëndrime? Jeni kryeministri i vendit dhe nuk të lejohet të tallesh me gazetarët.

Unë e cilësoj këtë pjesë të medias si një kërcënim të shoqërisë.

Fevziu: Si ato plehrat që dole në vitin 2011?

Po meqë e the vetë si ato plehrat… Bjeri sa të duash këtij fyelli. Referendum nuk bëhet. Pra referendum që këto kompani të blejnë lëndë të parë nuk ka. Ju jeni një kërcënim i madh sepse të nxjerrësh gjëra të tilla dhe të alarmosh publikun me padijen tuaj është kriminale, sepse fut në panik të gjithë njerëzit me një gënjeshtër. Të gjithë ato që kanë kaluar në doganë janë mbetje gjysmë të përpunuara me kode./Opinion

SHKARKO APP