Sherr në Parlament mes kryeministrit Rama dhe Berishës e Ndokës
Përjashtohet nga seanca deputeti demokrat Flamur Noka. Deputeti është ngritur nga vendi i tij dhe ka shkuar pranë foltores së Kuvendit ku po fliste Rama duke i ndërprerë fjalën. Ndërkohë bodigardët e Kuvendit e pengonin t’i afrohet më shumë Ramës, ky i fundit shprehet me fjalët “çfarë është ky more, çfarë është ky? Sali nga ç’shpellë e keni gjetur? Thuajini të tërhiqet në strofull”.
Ndërsa kreu i kuvendit, Ruçi pas disa paralajmërimeve kundrejt Nokas, ka komunikuar përjashtimin ndaj deputetit demokrat dhe ndërprerjen e seancës plenare. Kjo është hera e disatë që noka përjashtohet në mënyrë të ngjashme nga seanca.
Ja se si ndodhi sherri:
Gjatë replikës së Ramës nga vendi është çuar ish- ministri demokrat i Brendshëm, Flamur Noka.
Kaq është dashur që të shpërthejnë akuzat dhe sharjet mes Ramës dhe Nokës.
Rama: Ç’është ky more, nga cili pyll ka dalë ky
Noka (pa mikrofon): Nga pylli i sat ëme
Ruçi: Zoti Noka iu tërheq vëmendje
Rama: Unë nuk thashë as injorant, as kriminel, ç’pate ti
Ruçi: Zoti Noka për shkak të ofendimeve përjashtoheni nga seanca
VIDEO E SHERRIT NE KUVEND
https://www.facebook.com/kohajone/videos/751859738336899/
Më pas ish-kryeministri Berisha doli dhe sulmoi kryeministrin dhe gruan e tij.
Akuzat e Berishës: Balili ua ka dorëzuar të gjithëve videot me orgji, u ka qëlluar me grushta
Pas përjashtimit të Nokës seanca plenare ka vazhduar me diskutimet dhe në foltore është ngritur ish-kryemiistri Berisha.
Berisha në fjalën e tij i është rikthyer edhe njëherë debatit për Saimir Tahirin.
Ai ka hedhur akuza të forta, pasi tha se Rama ka pasur dijeni për Tahirin.
Po ashtu Berisha ka përmendur dhe Balilin dhe deklaroi se ai ka dërguar politikanëve video me orgji nga hoteli i tij.
“A tha ky njeri që nuk kishte dijeni për Tahirin. SHIK-u, i ka dërguar raportorin me 180 policë të inkriminuar. A tha Saimir Tahiri, hapni videot e ditëlindjes dhe shikoni se si kërcen Sota si krushk i parë. Në makinë me Sotën ka qenë Saimir Tahiri. A e morët vesh që ka çuar Don Agacion për të nxjerr dokument të falsifikuar. Dilni flisni për Balilin. Ai u ka qëlluar me grushte të gjithëve, videon e Ogjive Balili ua ka dorëzuar të gjithëve”, – tha Berisha.