Sherri nuk ndalon/ Nar Koka “masakron” ministrin e jashtëm

Nuk ndalon sherri mes Nar Kokës dhe ministrit Ditmir Bushati. Ka degjeneruar sherri mes kumbarit të koalicionit PS – LSI, Leonard Kokës (vëllai i ministrit të Mjedisit) dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Disa ditë më parë Koka shpërndau SMS të shkëmbyera me ministrin, të cilat përmbanin edhe sharje të rënda të tij ndaj Bushatit. Siç duket ministri Bushati nuk ia kishte harruar Nar Kokës dhe e poshtëroi mbrëmë tek Rudina Xhunga. Natyrisht me marifet, por prapë injorimi mbetej. Konkretisht një ditë më parë ministri i Jashtëm foli për këtë përplasje në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, duke thënë se “nuk e njoh këtë njeri dhe nuk do ta njoh gjatë gjithë jetës sime”.

Nuk ka vonuar dhe Nar Koka i është kundërpërgjigjur, po rëndë. “Nuk ia vlen për t’i dhënë përgjigje një njeriu si ky që shkon deri në Brazil për të provuar banane braziliane kur ka kastravecë në Shqipëri sa të duash” është shprehur Koka për gazetën Panorama. Disa javë më parë në parlament, ish –kryeministri Berisha tha se një ministër shqiptar është kapur në Brazil në një bordello burrash.

Më e bukura mbetet se Lefter Koka dhe Ditmir Bushati janë në një qeveri.

SHKARKO APP