Sherrnajë facebook-u mes deputetit Braçe dhe ish-deputetit Kokëdhima

Ja çfarë shkruan Braçe për Kokëdhimën dhe Shekullin

“E kam shume te qarte se ka shume vemendje mbi Divjaken, madje edhe me shume se mbi Fierin, Vloren, Orikumin, Dhermiun, Jalen, Himaren, Qiparoin, Borshin, Lukoven dhe Saranden vete, ne jug fare te Divjakes.

E shihni, gazeta e Sulltanit as qe informon prej atyre zonave, jo me te sulmoje. Pale pastaj te genjeje e gjobise.

Durova dje, me shpresen se sot, pasi te kishin verifikuar fare pak, do terhiqnin shkrimin e djeshem madje duke kerkuar ndjese.

Por kete pritshmeri e permbush nje gazete, madje e pergjegjshme, jo një pushkë!

Tani meqe pushka u shkrepi, me duhet te sqaroj, per Sulltanin, injorantet ne sherbim te tij dhe batakcinjte ne emer te te cileve sulmoi Divjaken dje:

E para, taksa mbi token bujqesore, taksa mbi ndertesat, taksa mbi truallin-vendosen me ligj te Kuvendit, jo me vendim të Bashkisë apo Këshillit të saj.

Pra keto tre taksa, te ndryshme nga njera tjetra-sqarim per cdo injorant te Sulltanit, i ka vendosur Kuvendi, jo bashkia Divjake.

E dyta, ligji i ka dhene bashkive diskrecionin per te vendosur plus apo minus 30% te nivelit te percaktuar me ligj te Kuvendit.

Pra bashkia Divjake, jo qe nuk ka rritur me here, por ka ulur me 30% nivelin e taksave te vendosur me ligj te Kuvendit, gjithnje per kategori te caktuara”.

Ja si pergjigjet Shekulli

“Reagimi i deputetit Braçe për kalvarin që besoj vuajnë qytetarët shqiptarë sot, në çdo bashki apo njësi administrative për të marrë një dokument që u duhet për certifikatën e radhë, dokumentat e shkollës, të punës apo të pensionit, tregon se atij “i djeg miza nën kësulë”.

Erjon Braçe e ka një të shkuar të vetën kur ka përdorur gazetën e PS­së, “Zëri i Popullit” si pushkë për të qëlluar mbi ata që i cilësonte si kundërshtarë të partisë, apo atyre që pretendonin të merrnin partinë.

Nga frëngjia e “ZP”­së, për vite me radhë, sulmoi edhe Ilir Metën dhe LSI­në, duke e bërë atë armik më të madh se Saliu dhe PD­ja.

 Me atë pushkë në krah dhe me Benz­in e bardhë 190­ësh, për të treguar dlirtësinë e deputetit të opozitës, Braçe shfaqej si simboli i deputetit kurajoz që luftonte për të varfërit dhe të pambrojturit.

Por këto vitet e fundit jo më. Sidomos kur “e prekin” të bashkia e Divjakës, thua se ai është kryetari i bashkisë jo vetëm përfaqësuesi i popullit që sot po thyen kokën për një copë certifikatë.

Thuhet se në mes janë investimet e përfolura që po bëhen atje, ato kanale që po hapen pa leje mjedisore në lagunën e Karavastasë, zonë e mbrojtur, ku çdo ndërhyrje prish ekosistemin e brishtë dhe ca punë të tjera, që do t’i zbulojmë në vijim, por që nuk janë të mirë as të komunitetit vendas atje në Divjakë, as në të mirë të marrëdhënieve të cenuara Brenda qeverisë, ku Erjon Braçe ka kontributin e vet përçarës.

Më i lënduari në këtë histori të mbushur me shpifje dhe ofendime të ulëta është, besoj, Koço Kokëdhima, sulltani, siç e cilësoi dje Braçe.

Nuk do të jetë hera e parë, këto kohët e fundit, sepse shumë vrer ka hedhur, padrejtësisht, Erjon Braçe ndaj Koço Kokëdhimës, edhe pse ndanë gati tre vite jetë parlamentare dhe politike bashkë.

Në të gjitha herët i kam thënë se e ka fajin vetë, që Erjon Braçe kërcënon sot si një spahi i rëndomtë (tagrambledhës dhe administrator turk që rekrutonte ushtarë në shërbim të ushtrisë osmane shënim i autorit ).

I kam kujtuar Kokëdhimës atë që bëri ai për Braçen në fundprillin 2013. Ai mund ta ketë harruar atë paradite kur veshur me pantallona vishnje dhe xhaketë çiklamin kishte ardhur të takonte Kokëdhimën. E takova në hyrje të tunelit, poshtë apartamentit. Shante mbarë dhe prapë Edi Ramën që e kishte transferuar nga zona e vet për ta kandiduar në zonën e Divjakës, ku nuk donte kurrsesi të shkonte. E këshillova t’i linte të gjitha pas krahëve, t’i bindej vendimit të partisë dhe të takonte edhe Kokëdhimën që të merrej një vendim i pjekur.

Kokëdhima e mbrojti, ndoshta edhe i ka thënë ndonjë fjalë Edi Ramës për të dhe ai u bë deputet, edhe pse me pahir, në Divjakën e bukur të njerëzve punëtorë.

Por besimin e atyre që e mbështetën ai po e shpërdoron nga dita në ditë, për të bërë punën e rëndomtë të spahiut, edhe pse është votuar si përfaqësues i popullit”.

SHKARKO APP