Lajmet e javës në ERTV me pronar Ramën dhe kryeredaktor Endri Fuga
Si çdo javë ERTV, ditën e dielë, jep pasqyrën e lajmeve. E kemi thënë edhe herë të tjera, punën si drejtues-pronar në ERTV e kryen më së miri Edi Rama. Lajmet i poston me profesionalizëm francez. Ndërsa për qeverisjen e ka shqiptarçe!
Endri Fuga është drejtor i medias në kryeministri. Edi Rama mbetet kryeministër, por edhe pronar i televizionit ERTV. Si kryeredaktor i RTV është Endri Fuga. Mënyra e dhënies së lajmeve është korrekte. Fuga thotë për “Koha Jone” se nuk kemi staf të madh; një montazhier, një folës dhe një redaktor, ndërkohë që mediat tradicionale kanë një urdi me punonjës dhe gazetarë.
Gjithsesi Edi Rama si drejtues televizioni duhet respektuar, pasqyron edhe opozitën. Lajme shkurt dhe të shikueshme. Por për dreq kur shikon qeverisjen, atëhere duhen mbyllur sytë…
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1130828260416570/