Shishet e shampanjës që nuk u hapen në Francë nga Marine le Pen! (foto)

Zhgënjim në kampin e 28-vjeçarit Jordan Bardella, kandidatit për kryeministër të Francës i propozuar nga “Bashkimi Kombëtar” i ekstremit të djathtë të Marine le Pen. BBC publikoi tavolinën me shampanjën që nuk u hap pas daljes së exit poll-eve dhe që e projektojnë këtë koalicion në vendin e tretë.

28-vjeçari shpresonte të ishte kryeministri i ardhshëm i Francës, por duket se duhet të presë ende. Nëse këto exit poll do të rezultojnë të sakta, Bashkimi Kombëtar duket se nuk ka performuar aq mirë sa udhëheqësit e tij, dhe shumë analistë kishin pritur.

Koalicioni i krahut të majtë dhe ai i qendrës e kthyen në prioritet bllokimin e Bashkimit Kombëtar dhe kjo strategji duket se ka funksionuar.

Koalicioni i gjerë majtist, Fronti i Ri Kombëtar, është duke prirë në një garë të ngushtë në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë të dielën, para aleancës së presidentit Emmanuel Macron dhe partisë të së djathtës ekstreme, Tubimi Kombëtar, sipas parashikimeve fillestare.

Kjo nënkupton se asnjë parti nuk do ta fitojë shumicën në Parlamentin me 577 vende, shkruan radio “Europa e Lirë”.

Që të gjithë transmetuesit e mëdhenj kanë parashikuar fitore për aleancën majtiste dhe jo për Tubimin Kombëtar të Marine Le Penit dhe Jordan Bardellas.

Vlerësimet fillestare pas përfundimit të votimit në orën 20:00 parashikojnë që koalicioni majtist do t’i ketë rreth 172 deri në 215 vende parlamentare, aleanca e presidentit Macron mes 150 me 180 vende, ndërsa Tubimi Kombëtar – i cili shpresonte se do ta fitonte shumicën – 115 deri në 155 vende (mandate).

Në mungesë të shumicës parlamentare, Franca rrezikon të futet në një krizë politike.

SHKARKO APP