Shkatërrohet fasada e “Qemal Stafës”. Lame: Ndjesë! Rama: Qentë le të lehin

Ndërtimi i stadiumit të ri “Qemal Stafa” dhe projekti i një kulle disa katshe në krah të tij shkaktoi mjaft debate në opinionin publik. Kritikët e projektit, përveç kundërshtimit të kullës që do të shërbej për biznes, argumentonin se ndërhyrja do të prishte fasadën e stadiumit. Kjo fasadë është ndërtuar në vitin 1939 dhe ishte një ndër veprat e pakta me vlera artistike dhe historike të këtij objekti.

Duke mbrojtur projektin, Kryeministri Edi Rama tha se fasada do të ruhej. Madje vetë e quajti të vetmen gjë më vlerë në këtë stadium. Por ditët e fundit pamjet nga kantierit të dertimit tregojnë se fasada është shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme. Një premtim jo vetëm i pambajtur, por edhe dëshmi se qëllimi i projektit nuk ka të bëjë me ruajtjen e vlerave ekzistuese.

Shkatërrimi i fasadës ka sjellë edhe reagimin e Drejtorit të ALUIZNI-t, Artan Lame. Në një koment të shkutër në facebook, Lame kërkon ndjese, duke postuar një fotot të vjetër të fasadës që tashmë nuk është më.

https://www.facebook.com/1634471786819654/photos/a.1634476640152502.1073741827.1634471786819654/1744282959171869/?type=3&theater

Reagime ka pasur dhe nga shoqata të ruajtjes së trashëgimisë kulture dhe nga gazetarë të njohur sportivë, të cilët njohin më mirë sesa ata që po zbatojnë projektin vlerat e kësaj fasade.

“Dikush pyeti për fatin e basoreliefeve. Ja ku kanë përfunduar basoreliefet me gjithë stadium (me gjithë statusin Monumen Kulture – pika kulturës)”, shkruhet në faqen e Forumit të Trashëgimisë Kulturore.

Gazetari Dritan Shakohozha shkruan se monumentali “Qemal Stafa” nuk është më.
“Ra, nuk është më monumentali Qemal Stafa. Do kemi nostalgji të gjithë për të, por do të shijojmë edhe ne shpejt një super stadium si gjithë bota”, shkruan Shakohoxha.

Nuk ka vonuar dhe po sot ka ardhur një përgjitje e ashpër për kritikët nga Kryeministri Edi Rama. Në një koment në Facebook, ai shprehet se basorelievi i prishur nuk kishte asnjë vlerë. Ai thotë se projekti po zbatohet nga ekspertë dhe përdor shprehjen e zakonshme “Qentë le të lehin…”.

Por këtë herë kritikë ndaj zbatimit të projektit të Ramës nuk janë vetëm shoqëria civile, por edhe drejtorë të administratës së vetë Kryeministrit.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër i’a mballosën fasadës së “Qemal Stafës”) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore? Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.

Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standartet profesionale nën mbikqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli????

Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e dizenjuara nga Gherardo Bosio???

Prandaj, edhe njëherë ‪#‎QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara dhe stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj”,- shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10153921419411523

SHKARKO APP