Shkeljet e Dvoranit. Presidenti: Opinioni ndërkombëtar të njihet me përpjekjet për grusht shteti (VIDEO)

Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar materialin e dytë me shkeljet ligjore të kreut të KED, Ardian Drovorani.

Materiali informues është publikuar në anglisht duke u dhënë mundësi ndërkombëtarëve të kuptojnë abuzimet që janë kryer nga kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me përzgjedhjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, ku e gjithë skema ishte mafioze për të kapur gjykatën kushtetuese.

Të dashur qytetarë! Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese”,- shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Saktësojmë se po heton Prokuroria e Tiranës, e ka mundësi dosja të kalojë në SPAK, për hetime të mëtejshme ndaj kreut të KED. Mësohet se kryeministri dhe mazhoranca janë shumë të shqetsuar për këtë hetim me kallzim penal nga Presidenti ndaj Ardian Dvoranit, të cilin PS-ja e mban si gurë të çmuar për interesa politike në favor të saj.

SHKARKO APP