Shkëlqim Hajdari nga Bronksi: Drejtësi për çlirimtarët e Kosovës!
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka ndarë pamje nga Bronksi i New York-ut, ku shqiptarë të diasporës janë mbledhur në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Në postimin e tij, Hajdari thekson se shqiptarët në Shtetet e Bashkuara janë bërë bashkë për të përcjellë një mesazh të përbashkët, duke kërkuar drejtësi dhe duke shprehur mbështetje për figurat e luftës së Kosovës.
“Nga Bronksi i New York-ut, shqiptarët folën me një zë: Drejtësi për çlirimtarët e Kosovës!”, shkruan Hajdari.
Prefekti i Tiranës e lidh këtë tubim me aktivitetet e zhvilluara në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe në komunitetet shqiptare në diasporë, duke nënvizuar rëndësinë që, sipas tij, ka ruajtja e kujtesës dhe dinjitetit të luftës së UÇK-së.
Në mesazhin e publikuar, Hajdari përmend edhe datën 16 shtator, duke deklaruar se vëmendja e shqiptarëve do të jetë te zhvillimet në Hagë.
“Presim drejtësi, pafajësi dhe kthimin me dinjitet në Kosovë të bijve të saj”, shprehet ai.
Postimin e tij e përmbyll me mesazhin: “UÇK-ja është histori e lirisë.”
KOHA JONË SONDAZH

