Shkodra po mbytet nga shkarkimet e HEC-ve. Basha: Në burg shkaktarët qeveritarë!

Kryetari i Partisë Demokratike kërkoi futjen në burg të personave përgjegjës për përmbytjet në Shkodër. Në një takim me banorët në zonave të dëmtuara, Basha tha se përmbytjet nuk janë shkaktuar nga reshjet, por nga keqmenaxhimi i prurjeve të hidrocentraleve dhe paaftësia e Edi Ramës për të përballuar situatën.

Ai i bëri thirrje prokurorisë që të nis hetimet për personat përgjegjës dhe deklaroi se shkaktarët e kësaj situatë duhet të shkojnë në burg.

“Njolla e përmbytjes nga hera e fundit është përkeqësuar dhe situata po shkon drejt përkeqësimin dhe arsyeja për shpalljen e emergjencës është qe ti jepet ndihme banoreve. Mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe është vepër penale, pra kriminale. Kam apel për qeverinë dhe kryeministrin qe te shpallet menjëherë gjendja e emergjencës dhe ti jepet fund heshtjes se ministrit përgjegjës dhe kësaj qeverie përgjegjëse për ketë gjendje. Asnjë alibi nuk përjashton Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin nga përgjegjësia. I bej thirrje prokurorisë qe te nis hetime për çdo neglizhence te çdo institucioni”,- tha Lulzim Basha.

Kreu i PD, Lulzim Basha inspektoi disa nga zonat e përmbytura në Shkodër. Në Dajç ai u njoh me problematikën e banorëve që në vitet e fundit mund të jenë përmbytur më shumë se pesë herë. Basha tha se situata po shkon drejt përkeqësimet dhe se mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe vepër kriminale.

Ai tha se mosshpallja e emergjencave bëhet nga Edi Rama për të mos u dhënë banorëve dëmshpërblimet që meritojnë. “Ka dy arsye pse nuk shpallet emergjenca. E para është për t’u shmangur nga dëmshpërblimet për banoret e përmbytur. Është një llogari meskine qe pengon Ramen te shpalle emergjencën. Pasojat do jene akute ne vazhdimësi nga përmbytjet dhe përgjegjësi është Edi Rama. Kjo nuk është politike dhe asgjë tjetër, është vepër penale. Shpreh solidaritetin e plotë me banoret ne këtë situate dhe falënderoja çdo organizate dhe këdo qe ka dhënë ndihma por kjo duhet te përballohet edhe nga qeveria. Mungesa e kryeministrit dhe paraqitje fotozhenike e vartëses se tij ministre bashke me heshtjen e tyre tregojnë qarte sjelljen e tyre. I fajesoj per braktisjen e shkollës dhe mosmenaxhimin e kësaj situate kritike. I kërkoj prokurorisë qe te nis hetimet kryesisht për këtë heshtje dhe veprim kriminal”,– tha Lulzim Basha.

Prej më shumë se 23 ditës në disa zona në Shkodër banorët ndodhën në kushte mbijetese. Të vetmet institucione që po ndihmojnë janë Bashkia e Shkodrës dhe Ministria e Mbrojtjes. Janë më shumë se 5 mijë hektarë nën ujë, ndërkohë që dëmet në pasuri janë të pallogaritshme. Qeveria nuk e ka parë të arsyeshme të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Ministra të qeverisë thonë se situatë nuk është e rëndë. Ndërkohë që realiteti tregon të kundërtën.

Shkodra është lënë në mëshirë të fatit dhe një pjesë e përmbytjeve kanë ardhur për shkak të shkarkimeve të hidrocentraleve për shkak të keqmenaxhimit.

VIDEO E POSTUAR NGA LULZIM BASHA NE FACEBOOK

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1826080584109781/

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1826043497446823/

 

Video/ Kur Edi Rama sulmonte qeverinë për përmbytjet në Shkodër

SHKARKO APP