Tërmeti i tmerrshëm, rritet numri i viktimave

Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë. Mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës humbi jetën Saimir Greku 31 vjeç banor i zonës së Thumanës.

Ndërsa nga rrënojat janë nxjerrë dy persona të tjerë, njëri i identifikuar si Klement Çupi, 32 vjeç. Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 të tjerë janë shpëtuar.

523 lëkundje të tokës janë shënuar që prej goditjes së madhe të mëngjesit të djeshëm sipas Departamentit të sizmologjisë dhe Igjeum.

4 nga lëkundjet kanë qenë me magnitudë mbi 4.5 përfshirë edhe ngjarjen kryesore 6.4.

Ndërkohë 7 lëkundje janë me magnitudë 4-4.5. Rreth 17 lëkundje janë 3.5-3.9, dhe pjesa tjetër janë me magnitudë më të ulët.

SHKARKO APP