Shkrimtarja e njohur shqiptare Lea Ypi reagon për përfoljet se do të jetë “kryeministrja e një qeverie teknike”

Shkrimtarja e njohur shqiptare Lea Ypi shkakton debat sa herë vjen në Shqipëri. E njëjta gjë ndodhi edhe këtë here ku më shumë se sa deklaratat e saj, prezenca në mjediset publike të Tiranës prodhoi debat.

Pasi u përfol si një emër i mundshëm për kryeministre të një qeverie të mundshme teknike në të ardhmen, u komentua nga lideri i opozitës Sali Berisha, i cili gjithsesi nuk e hodhi poshtë si opsion, ajo ka reaguar në një postim në Facebook ku në fund të shkrimit thotë se “çfarë i ka lënë në derë Shqipërisë”, e çfarë ka zgjedhur të marrë me vete.

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirupafshim Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Llaçin e shpifjeve dhe pluhurin e konspiracioneve biografike, ideologjike, gjeopolitike, sociale, materiale e sa e sa të tjera më kanë dëgjuar veshët e parë sytë për veten këto ditë, ti kam lënë në derë.

Në fund të fundit hiçi dixhital e mediatik mbi diçka duhet ngritur që atij grushti logosh ku tek asgjëja çlirohet vetmia, trishtimi, mllefi, dështimi, varfëria e mendimit, shfrytëzimi, paburrëria, ti mbushet mendja se mbase diçka është.

Por emocionet e takimeve të këtyre ditëve me qindra njerëz të vërtetë, lexues të gjithfarë brezave, bindjesh politike, përvojash historike, me aq shumë pyetje, vërejtje, komente, kritika, fjalë nxitëse, të rinj e të reja me guxim për tu parë në sy e për tu përballur pa u fshehur në lloj lloj pseudonimesh e maska karnavalesh, shkëmbimet tona rreth fateve të botës e të këtij katundit tonë, skutave të historisë, dritës që hedh arti në kërkim të së vërtetës – të gjitha këto i mbaj me vete.

Kam përshtypjen se bota sot i ngjan labirintit të minotaurit ku gjithkush kërkon shpëtim nga përbindëshat e dukshëm e të padukshëm. Ndoshta secili nga ne e mban në dorë një pjesë nga filli i Ariadnes, mjafton që duart të bashkohen dhe njerëzit të rigjejnë kuptimin e të qenit njeri.

Faleminderit të gjithë atyre që në këtë skutën shqiptare të labirintit shtrënguan dorën time.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?