Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, me pas makina shpërtheu në flakë

Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fieri, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Benz”, i cili u përmbys mbrëmjen e kaluar në Qafën e Koshovicës.

Ngjarja ndodhi kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke përfunduar e përmbysur. Mustaj, ish-jurist i Bashkisë Mallakastër që la profesionin për t’u bërë polic, u hodh menjëherë në ndihmë.

Ai rrëfeu se veproi instinktivisht për të nxjerrë trupat nga makina, e cila mori flakë vetëm pak çaste më vonë. Sipas tij, pavarësisht se aty ndodheshin rreth 30 persona, askush tjetër nuk ndërhyri për të ndihmuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas aktit të tij, polici hero ka marrë dhjetëra falënderime nga qytetarë të thjeshtë, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. “Nëse do të ndodhte sërish, do të veproja njësoj,” tha Mustaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, ai apeloi për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, për të shmangur tragjedi të tilla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?