Gjyqtari turko-gjerman shkatërron ndeshjen. Dy kartona kuq e dy penallti

E poshtër ajo që ndodhi mbrëmë në ndeshjen Shqipëri-Izrael në “Elbasan Arena”. Gjyqtari i ndeshjes, turko gjermani Deniz Aytekin ka ndëshkuar në minuta të ndryshme dy lojtarë të kombëtares sonë me kartonë të kuq. Të dyja rastet ishin vendime të njëanshme dhe aspak profesionale të gjyqtarit. Sidomos kartoni i parë i kuq dhe penalltia. Kaq mjaftoi të prishte lojën. Praktikisht ishin këto vendime që e shkatërruan ndeshjen dhe vulosën një rezultat 3 me 0 në favor të ekipit të Izraelit.

Minutat e para të ndeshjes ishin mëse normale, me një lojë të pastër të dy ekipeve. Gjasat që ekipi shqiptar ta fitonte ishin të mëdha. Por ndeshja mes dy skuadrave u kthye në një “përballje” mes gjyqtarit kryesor dhe lojtarëve të ekipit shqiptar. Themi përballje sepse ndryshe nuk kanë si shpjegohen dy kartona të kuq, dy penallti dhe çdo ndërhyrje e lojtarëve shqiptarë gjyqtari rrinte me dorë ne xhep tek kartonat.

Gjyqtari nuk hezitoi të vendoste fatin e ndeshjes me dy kartonë te kuq. Fillimisht duke nxjerrë jashtë loje Berat Gjimshitin në minutën e 17. Kombëtarja jonë ishte duke ecur mirë në fushë, madje rrezikuam të shënojmë me Balaj. Me pas kur sulmuesi i Izraelit Zahavi u shkëput në kundërsulm në minutën e 17, në tentativë për ta ndaluar, Gjimshiti  u rrëzua duke rënë mbi futbollistin izraelit. Arbitri jep mënjëherë karton të kuq dhe akordon 11-metërsh. Zahavi ekzekuton saktë dhe kalon Izraelin në avantazh. Nuk ishte aspak penallti, por gjyqtari e dha pa hezitim.

auto_kartoni_i_kuq1479023310

Kartoni i dytë ishte prapë i diskutueshëm. Në minutën e 55, sërish arbitri kryesor gjerman u bë protagonist i ndeshjes. Pas një nxehje gjakrash mes Berishës dhe sulmuesit Zahavi, Arbitri ndëshkon me kartonin e kuq portierin tone. Akordon sërish 11-metërsh. Alban Hoxha, i sapo futur, arrin të pres penalltinë e goditur nga Zahavi.

Këto dy vendime të arbitrit përcaktuan dhe fatin e ndeshjes, pjesa tjetër e lojës me 9 lojtarë të kombëtares nuk ka vend për shumë koment. Kuqezinjtë pësuan një tjetër gol në minutën e 84 duke vulosur ndeshjen me rezultuarin 0-3 për Izraelin. Është nga ato ndeshje që mund të cilësohen si më skandalozet nga mënyra e gjykimit. Protagonistë të lojës nuk ishin ekipet dhe as skemat e trajnerëve, por vetëm gjyqtari. Ai sikur kishte ardhur me mendim të prerë që të jepte penallti dhe mezi priste.

Është thënë shpesh se disa se gjyqtarët korruptohen apo ndëshkojnë me paaftësinë e tyre. Edhe gjyqtari gjerman me origjinë turke, i cili drejtoi ndeshjen  arbitroi në mënyrën më të poshtër. Dukej sikur ai mezi priste të nxirrte kartonin e verdhe ndaj çdo lojtari shqiptar, ndërsa kartonin e kuq e mbante jo në xhep, por ndër dhëmbë.

Kaq duhej, një penallti dhe një karton i kuq si fillim. Më pas loja shkoi edhe më keq,siç e pamë të gjithë. Por që te jemi realist deri në fund trajneri gaboi me zëvëndësimet. A mos ka ardhur koha që De Biasi të largohet nga pankina e Kombëtares? E bëri epoken e tij me Europianin dhe nuk mund të bëjë më “vezë” të arta! Lorik Cana do të ishte trajner më motivues për Kombëtaren shqiptare të futbollit.

Spiten Prulli

shqiperi-izrael1_0

Zëvendësimet “e çuditshme” të De Biasit

Në minutën e 54-t, portieri Berisha mori karton të kuq dhe në vend të tij hyri në portë Hoxha. Për të hyrë Hoxha, De Biasi nxjerr nga loja Llullakun. Kur loja shënonte 2-0 italiani nis nga eksperimentet. Të gjithë habiten kur nga loja del mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj dhe në vend të tij futet Edgar Çani. Nuk mjafton me kaq. Trajneri i Shqipërisë nxjerr një tjetër mesfushor shkatërrues si Xhaka dhe fut në fushë Rei Manajn. 3 sulmues në fushë dhe sigurisht nuk mund të mungonte pësimi i golit të tretë. Mesa duket De Biasi u nis nga motoja “o gjithçka, o asgjë dhe humbi”.

Sulmuesi izraelit: Nuk e provokova Berishën, ai më goditi

Nje prej episodeve qe i dha fund ndeshjes Shqiperi-Izrael ne Elbasan Arena ishte kartoni i kuq i portierit Etrit Berisha. Ndryshe nga kartoni i pare i Gjimshitit qe erdhi pas nje faulli ne zone, kartoni i portierit te kombetares sone erdhi pas nje momenti nervozizmi.

Per kete foli edhe sulmuesi i Izraelit, Eran Zahavi,qe ishte personi me te cilin Berisha u perplas. Autori i golit të parë ka thënë se ai nuk e provokoi Berishën dhe se goditja ishte mjaftueshëm e fortë që ai të shtrihej në tokë.

“Nuk e kam provokuar Berishën, ai erdhi dhe unë nuk lëviza. Ai më provokoi duke më prekur. Ka gabuar dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Goditja ishte mjaftueshëm e fortë për të rënë në tokë. Gjyqtari mori vendimin e drejtë”, ka thënë Zahavi.

deniz-433x300

Tifozët shqiptarë kanë shpërthyer në akuza e sharje kundër gjyqtarit të ndeshjes Shqipëri – Izrael. Koret kundër tij u dëgjuan që në stadium, pasi ai dha dy penallti kundër Shqipërisë dhe nxori Berat Gjimshitin dhe Etrit Berishën me kartona të kuq. Por sulmi ndaj Deniz Ajtekin, një turk me pasaportë gjermane, kanë vijuar më të forta në rrjetet sociale dhe në internet. Një lumë komentesh fyese vërshuan në adresën e tij në Facebook, aq sa gjyqtari u detyrua ta mbyllë atë.

Kjo nuk e ka ndalur inatin e tifozëve. Ata kanë hapur një faqe tjetër në Facebook me emrin e gjyqtarit dhe komentet në të janë pa filtër.

ajtekin3-470x293

De Biasi i nervozuar në TVSH: Kush gaboi dhe pse humbëm me Izraelin

Trajneri i kombëtares Xhani De Biasi u duk mjaft i zhgënjyer në mikrofonin e TVSH-së pas humbjes me Izraelin. Ai dha disa përgjigje të shkurtra dhe u largua pa thënë mirupafshim për gazetarët. Përsa i përket ndeshjes ai thotë se ajo nisi keq, por jo për shkak të skuadrës.

“Për fat të keq morëm një gol pas 17 minutash. I shoqëruar me një karton të kuq na e bëri edhe më të vështirë. Duhet ti evitonim situata të tilla. Skuadra jonë me 10 lojtarë kundër 11 më pëlqeu shumë dhe ishte një fatkeqësi që humbëm një ndeshje të tillë” – tha De Biasi.

“Nuk dëshironim ta humbnim. Jam i zhgënjyer për rezultatin së pari. Të jesh kundër 1-0 kundër 11 lojtarëve pastaj shkuam me 9 lojtarë dhe… E filluam mirë pjesën e dytë, por kartoni për Berishën na e bëri gjithçka të vështirë” – tha italiani.

“Më vjen keq ta mbyllim kështu vitin. Me vjen keq për tifozët dhe për federatën. Ka qenë një punë e madhe e bërë gjatë këtij viti. Ndeshjet nisin në një mënyrë të tillë dhe pastaj shkojnë ndryshe” – shtoi ai.

“Nuk kam shumë për të thënë për arbitrin, por ajo u takon arbitrave. Nuk e pashë rastin e Berishës. Arbitri ishte shumë i vendosur dhe çfarë të them”.

Përsa i përket kapjes së vendit të tretë në grup.

“Lojtarët sikur kishin thënë se do kapnim vendin e dytë. Derisa gara nuk ka mbaruar ne do të vrapojmë deri në fund” – e mbyll De Biasi dhe largohet.

De Biasi flet për vendimet e ‘çmendura’ të arbitrit

 

Trajneri i Kombëtares shqiptare Ganni de Biasi ka folur për vendimet e ashpra të arbitrit në ndeshjen kundër Izraelit.

Në një intervistë për “Supersport”, tekniku italian ka theksuar se rasti i Etrit Berishës ishte i tepruar nga arbitri turko-gjerman por theksoi që Izraeli ka zhvilluar një lojë të mirë.

“Nuk dua të kapem me vendimet e arbitrit, ishin të çuditshme por kjo i takon atij. Izraeli është një skuadër shumë e fortë dhe na vendosi në vështirësi prandaj edhe fitoi. Rasti i Berishës ishte i tepërt pasi vendosi të marrë dy vendime edhe karton të kuq edhe penallti. Vendimet e tij u pa qartë që nuk ishin në krahun tonë”, u shpreh ai.

De Biasi: Ai bir kurve e provokoi Berishën….

Aty u soll si një lojtar pa eksperiencë, për fat të keq. Lojtarë me staturën e tij duhet të jenë të kujdesshem. Sigurisht, Zahavi e ekzagjeroi me spektaklin që dha pas për plasjes dhe ndikoi dukshëm te arbitri, por Berisha nuk duhej të binte pre e tij. Në atë moment rivali u soll siç themi ne në zhargon, si një bir…, por Berisha nuk mund të binte në nivelin e tij

auto_screenshot_301478986978

Roshi i zhgënjyer: Ishim të sigurt që do fitonim, por…

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Odise Roshi është shprehur i zhgënjyer për humbjen 3 me 0 me Izraelin.

Duke folur pas ndeshjes, Roshi u shpreh se në ndeshje ndodhin edhe përmbysje dhe duhet ta pranojnë.

“Ishte fatkeqësi, ndodh në futboll. Por duhet ta pranojmë. Është një nga ndeshjet më të këqija që kam përjetuar në karrierë. Ishim të sigurt që e fitonim ndeshjen, por gjithçka ndodh në futboll dhe përmbyset”, tha Roshi.

Lexoni më poshtë reagimet e lojtarëve dhe Presidentit te FSHF

http://www.kohajone.com/2016/11/13/armando-duka-ndeshje-per-tu-harruar-luajtem-keq/

http://www.kohajone.com/2016/11/12/gjimshiti-me-vjen-keq-qe-sndihmova-ekipin-ndjese-tifozeve/

http://www.kohajone.com/2016/11/13/hysaj-ndeshje-e-keqe-per-ne-kartoni-i-pare-nuk-duhej/

http://www.kohajone.com/2016/11/12/rezultatet-dhe-renditjet-ja-ku-ndodhet-shqiperia/

Më poshtë po ju publikojmë notat e ndeshjes:

Berisha 4.5 –Edhe pse teknikisht bëri mirë gjithçka për sa u vu në provë, Berisha ka bërë padyshim gjestin më të shëmtuar të jetës së tij. Një manovër e panevojshme, madje e turpshme për një sportist që deri tani ka qenë modeli i qetësisë për këtë skuadër.

Gjimshiti 5 – Pikerisht nga një gabim i tij nisi katastrofa. Vendosje e gabuar e më pas një ndërhyrje që e ndëshkoi më shumë skuadrën. Mund ta kish evituar duke e lënë gabimin ta përballte portieri.

Hysaj 6 – Karakteri dhe shpirti i garës bënë që të nxjerrë më të mirën nga vetmja, edhe pse ishte e oamjaftushme për ti ardhur në ndihmë skuadrës.

Mavraj 6 – Nuk është e lehtë të përballosh një repart të shpartalluar, Por Mavraj me shumë qetësi u mundua të riparonte shumë gabime të kësaj mbrëmjeje.

Agolli 5.5 – Shumë sakrificë, shumë dyluftime, por pothuaj të padukshme përballë një kundërshtari që duhekj me krahë në superioritet numerik

Kukeli 6 – Nuk është hera e parë që thirret në apel për gabim të të tjerëve, por ai është një futbollist i rralle, që mund ti bëjë të gjitha rolet në perfeksion. Ndeshje e jashtëzakonshme.

Xhaka 6– Ka vrapuar pafundësisht, ka luftuar në çdo aksion, por në një betejë me forca të mangëta. Ishte padyshim një nga më të mirët në fushë.

Memushaj 5.5 – Duhej të ishte ndeshja më e mirë e edicionit, por u limitua në ndeshjen e sakrificës. Tregoi shumë karakter dhe personalitet.

Roshi 5.5 – Nuk ishte ndeshja për të kuptuar veprimet e Roshit, por ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës ai u përshtat për të ndihmuar sa më shumë skuadrën.

Llullaku 5 – Pak veprime për tu mbajtur mend, shumë pak mbështetje në minutat kur skuadra ishte në barazi numerike. Shërbeu mirë për Memushajn në pjesën e parë, por goli nuk u arrit.

Balaj 6.5 – Ndeshje e vështirë, duj ju përshtatur vështirësive me të cilat u përball skuadra. Shumë kërkues dhe me shumë inciativë.

De Biasi 4.5– Skuadra ishte në një mbrëmje të ngarkuar me shumë nervozizëm. Skuadra reagoi mirë pas ndëshkimit me gol dhe karton të kuq. Trajneri guxoi deri në fund, duke besuar te karakteri i skuadrës.

Izraeli, kronikë e një humbjeje të paralajmëruar!

blendi

Nga Blendi Fevziu –

Shqipëria ka kapitulluar në Elbasan Arena përballë një ekipi që është inferior në renditjen e FIFA -s, që ka përfaqësim ndërkombëtar më modest se sa ne dhe që besohej se do të ishte një nga ekipet ku ne do të synomin gjashtë pikët nga përballja. Nuk ishte thjeshtë një humbje, ishte një shpartallim, që më shumë se sa nga arbitri dhe sjellja e tij, erdhi nga vetë ne.

Edhe pse shumë vetë do ta kujtojnë gjatë sjelljen dhe veprimet e arbitrit turko – gjerman; edhe pse tifozët do ankohen për kartonat e kuq; edhe pse shtypi do vajtojë për sjelljen e Berishës dhe për faktin nëse realisht e meritonte atë karton apo jo; edhe pse shumë vetë do ankohen për De Biazin apo për Dukën, këto të gjitha nuk kanë asnjë rëndësi. Penalltia e Gjimshitit mund të akordohej në çdo stadium; kartoni i kuq i Berishës po ashtu. Të dy keto kartona e shkatërruan lojën e ekipit tonë, por humbja me Izraelin shkon përtej këtyre. Shqipëria e ka nisur këtë sezon pa grintën, pa pasionin dhe pa dëshirën për fitore që e karakterizoi në eleminatoret e shkuara.

Pas katër ndeshjes, kur përballë nuk kemi pasur vetëm Italinë, ndeshja më e mirë e Shqipërisë ka qenë humbja me Spanjën në Shkodër. Ndeshjet e tjera s’kanë qenë as impresionuese dhe as diçka për t’u krenuar. Pavarësisht rezultatit. Ndeshja me Maqedoninë shpëtoi falë motit të keq dhe shtyrjes për të nesërmen. Të gjithë e kujtojnë që pas barazimit të Maqedonisë, ekipi u hutua krejt dhe mund të kishte pësuar edhe gola të tjerë; ndeshja me modestët e Lihtenshtejnit nuk kishte asgjë për t’u kujtuar, ndërsa ajo me Spanjën, pavarësisht rezultatit, tregoi një ekip që tentoi të qëndrojë ndaj njërit prej ekipeve më të forta në botë. Ndeshja me Izraelin ishte beteja jonë e vërtetë, që rezultoi edhe një falimentim i plotë. Një falimentim total në çdo detaj. Edhe pse ndeshja mund të merret si një aksident, Shqipëria nuk tregoi thuajse asgjë. Kujtoj që 5 muaj më parë, në ndeshjen me Zvicrën në Europian, kundër një ekipi shumë më të fortë, në disavantazh 0 – 1, me 10 lojtarë pas largimit të kapitenit Cana, Shqipëria bëri një ndër ndeshjet më të bukura të historisë së saj. Ekipi ishte kompakt, gjithë grintë, dëshirë dhe luftarak. Edhe pse nuk arriti të barazojë, dëshmoi se ishte një ekip që kishte dëshirë ta bënte këtë.

Në ndeshjen kundër Izraelit nuk pamë asgjë nga këto. Jo vetëm pas kartonave, por që nga minuta e parë që ajo nisi. Ndaj katastrofë në këtë rast nuk ishte rezultati, por mënyra se si Shqipëria po luan dhe po sillet në këto eleminatore. Nuk ka rëndësi kush e ka përgjegjsinë dhe kush nuk po funksionon në këtë rast. Kjo analizë i takon atyre që merren m këtë gjë. Tjeshtë kjo nuk është Shqipëria që jemi mësuar të shohim këto vitet e fundit dhe kjo është për të gjithë një dhimbje. tifozët në rradhë të parë.

Së fundi, shfryrja dhe mallkimet që kanë nisur të shfaqen thuajse kudo në rrjetet sociale nuk kanë asnjë kuptim. Ky është ekipi ynë kombëtar! Ekipi yt kombëtar! Ekipin kombëtar nuk e zgjedh dot në jetë. Mund të jesh tifoz me një ekip apo një tjetër në kampionatin kombëtar. Mund të zgjedhësh të jesh me Partizanin apo Tironën, Dinamon apo Skënderbeun, Barcelonën, Realin, Juventusin apo Bajernin. Mund të zgjedhësh të brohorasësh për Gjermaninë, Italinë apo Brazilin, por ekipin kombëtar nuk mund ta zgjedhësh dot. Ai të ka zgjedhur ty që momentin kur lind, ai është me ty kur këndohet himbi kombëtar dhe në fanelat që mbajnë simbolet e vendit tënd. Ndaj ajo që mbetet është ta mbështesësh. Pa mallkime, pa shfryrje. Duke ja thënë gjithçka që shkon keq, duke kritikuar çdo herë që nuk është ashtu si duhet të jetë, duke kërkuar që të jetë gjithnjë e më mirë, por padyshim pa mallkime dhe pa mllef. Se të dyja këto nuk kanë vlerë për askënd!

Blendi Fevziu

 

 nderhehrhes-650x358

Ne foto: Dalja me karton te kuq e Gjimshitit

gjk

 Ne foto: Momenti i gjuajtjes se penalltise se pare

auto_screenshot_281478985296

komb

SHKARKO APP