Qindra mijëra protestues para Kryeministrisë

Qindra mijëra qytetarë janë derdhur sot para kryeministrisë për të marrë pjesë në protestën madhështore të opozitës, para Kryeministrisë.  Si rrallë herë në një protestë, pjesëmarrja është masive. Qytetarët nuk ndodhen vetëm në zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku ndodhet podiumi, por dhe në sheshin “Skënderbej”.

Liderët e opozitës kanë mbajtur qëndrime të forta kundër qeverisë dhe kryeministri Edi Rama. Kryedemokrati, Lulzim Basha u shpreh se sot është fundi i qeverisë. Ai kërkoi qeveri antimafie dhe zgjedhje të parakohshme.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se shqiptarët nuk do të mbajnë me një kryekriminel në krye të qeverisë. Ajo deklaroi se sot ka nisur protesta e parë që do të shtrihet në gjithë vendin.

Ora 13:10 – Basha: Qeveria ka rënë. Qeveri antimafia, zgjedhje të parakohshme

Në fjalën e tij në protestën e opozitës, Lulzim Basha u shpreh se sot ka marrë fund qeveria e Edi Ramës. Ai kërkoi qeveri antimafie dhe zgjedhje të parakohshme.

“Në emrin tuaj dhe gjithë shqiptarëve kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, krijimin e qeverisë antimafia që do të largojë krimin dhe do të çojë përpara reformën në drejtësi dhe do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- tha Basha.

Kreu i PD-së tha se ajo që prodhoi 25 qershori sot ka rënë. “Sot kemi zgjedhur të luftojmë dhe të reagojmë. Le ta dëgjojë Edi Rama mesazhin tuaj; Rama IK!”,- tha Basha.

Ai u shpreh se “ne nuk e duam Shqipërinë me standarde të falimentuara të shteteve të Afrikës. Unë jam kryetar i një partie që ka lindur nga thirrjet “Ta bëjmë Shqipërinë si Europa”.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Qeveria e paligjshme e votave të blera, shkel dhe dhunon të drejtat dhe liritë e njerëzve të thjeshtë sepse nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ta. Sa më shumë ta lemë, aq më keq do të jetë për vendin, për të gjithë shqiptarët.

Ndaj sot, në emrin tuaj, në emër të gjithë shqiptarëve që na mbështesin në këtë shesh dhe kudo ku janë, në emër të opozitës, kërkoj largimin e qeverisë së paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia që do të luftojë krimin, do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo kërkesë, ky akt solemn, është vendimi popullor i kësaj proteste. Ju burra dhe gra, të rinj dhe të reja, të moshura, nëna e baballarë, deshmoni këtu me praninë tuaj fundin fundin e raporteve politike të deformuara politike me farsën kriminale të 25 qershorit.

Basha: Me këtë protestë, me këtë demostrim madhështor, opozita dhe qytetarët shpallin dhe vendosin një raport të ri, një raport të vërtetë. Shqipëria prej sot ka një raport të ri të forcave politike, një raport të ri mes qytetarit dhe pushtetit.

Sot vdes 25 qershori. Sot vdes politika që mban pushtet të vjedhur, që mban pushtet të grabitur dhe të blerë. Sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet vullnetit të qytetarit. Ky është vendimi, kjo është thirrja e popullit që ju mohua liria të zgjedhë me votë sepse narkoqeveria i ndërseu bandat e krimit dhe paratë e drogës. Deri dje e dinin vetëm disa. Sot e dinë të gjithë shqiptarët. Sot e e ka pare gjithë bota. Sot kemi zgjedhur të mos vuajmë më thellë e më thellë. Sot kemi zgjedhur të bashkohemi, të refuzojmë të keqen, të luftojmë, ta largojmë. Le ta dëgjojë Edi Rama mesazhin tuaj; Rama ik.

At Zef Pllumi na mësoi se i mjerë është ai popull që nuk ia del me i zotnue bijtë e vet të këqij. Shqipëria ka patur bijtë e saj të këqij, por edhe mes tyre pak kanë qenë ata që vunë në jetë projekte kaq antikombëtare për pushtetin e tyre. Kjo po ndodh sot. Në Shqipëri po zbatohet një projekt antikombëtar, aniteuropian, antidemokratik, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm mbi të gjithë Shqipërinë. Për pushtetin e tij, ky njeri ka bërë ortakëri me krimin, me oligarkinë dhe mercenarët e pangopur.

Shqipëria e Edi Ramës i ngjan shteteve të falimentuara të Afrikës dhe Azisë. Vetëm në një vend si Guinea ndodh që familja e të parit të vendit të drejtojë trafikun e drogës dhe larjen e parave. Vetëm në një vend si Nikaragua ndodh që kreu i qeverisë të financojnë fushatën e tij elektorale me milionat e drogës. Vetëm në diktaturat e Afrikës ndodh që ministri i Brendshëm të jetë edhe i pari i trafikut të drogës. Vetëm në Venezuelë ndodh që shefi i mbrojtjes të jetë bashkëpunëtori më i ngushtë i baronëve të drogës. Vetëm në Afganistan ndodh që vëllai i kreut të ekzekutivit të jetë edhe trafikanti më i madh i drogës“.

Ora 13:00 – Azilantët dhe Dritan Zagani shqiptarë përshëndesin protestën

Pjesë e protestës u bënë dhe azilantët shqiptare në Francë. Në një lidhje me video me protestën ata u shprehen se arsyet se përse kanë ikur nga Shqipëria është për shkak të ekonomisë dhe krimit.

Protesta u përshëndet dhe nga polici Ditan Zagani i cili u burgos vetëm sepse foli për bandën e Habilajve. Nga vendi ku ndodhet në azil, ai tha se arsyeja e krimit në Shqipëri është qeveria.

Ora 12:50 – Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi: Rama të iki një orë me më parë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në fjalën e saj në protestë se sot në shesh janë shqiptarët dhe jo partitë.

“Ne sot duhet të protestojmë si çdo shqiptar që sot vuan nga keqqeverisja. Ne sot do të protestojmë për të gjithë ata qyetatarë që nuk patën mundësi të jetonin normalisht”,- tha Kryemadhi.

Ajo u shpreh se Edi Rama nuk ka arsye të qeverisë. “Rama, ky kryekriminel  duhet të iki një orë e më parë”.

Kryemadhi tha se Edi Rama është në pushtet më shumë se kushdo politikan tjetër. “Ngrihuni dhe protestoni jo vetëm në Tiranë, por në gjithë Shqipërinë”,- tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Monia Kryemadhit: Përshëndetje të gjithë grave e vajzave që kanë ardhur, të gjithë djemve të rinj që i pashë sot, që i thanë jo Edi Ramës, për të gjithë ju shqiptarë që jeni deri tek busti i heroi tonë kombnëtar, për të gjithë ju që protestoni sot kundër një njeriu që është vetëm.

Për herë të parë, historia politike, ka një politika që është vetëm, i rrethuar nga kukullat e tij të cilat nuk ja zgjasin do më jetën as edhe një ditë.

Kjo nuk është tjetër veçse një protestë qytetarëe, nuk dua të përfaqësoj asnjë parti politike, por jam këtu si një nënë, si një grtua, që e do vendin e saj. Vij këtu për të përfaqësuar zërin e cdo studenteje, cdo nënë e gruaje që do të shpëtojë nga makthi vendin e tij.

Ne sot do të protestojmë për të gjithë studentët që janë të detyruar të punojnë sepse nuk ksanë mundësi të paguajnë universitetin pasi kjo qeveri gjakpirëse i ka cuar tarifat në stratosferë.

Protestojmë sot për ata që skanë patur ujë për 27 vjet e kur hapën puset e tyre, ky kryeministër i vuri sahatet… ky njeri që vodhi gjakun e naftëtarëve, ky njeri do të vendosë sahat për frymën e shqiptarëve!

Ky njeri i cili urren vendin e tij, që urren familjen e tij, ky njeri i cili nuk do flamurin tonë, ky njeri duhet të iki një orë e më përpara!

Ky njeri sot është vetëm, nuk ka drejtësi, ambasador, qeveri, lule e vajza që ta shpëtojë, sepse ky njeri i ka të gjitha kundër! Ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, por shqiptarët nuk e kanë harruar që ky njeri nga 27 vjet në pushtet. Ky njeri, sot bën njer më të moralshëm, dhe më lejoni që t’ju kërkoj falje, edhe në emër të klasës politike, për gabimet që kemi bërë dhe që i kemi dhënë shansin atij që të tallet me shqiptarët. Dua tju bëj thirrje të gjithëve, që më shumë se kurrë të ngrihemi e të protestojmë!

Ora 12: 48 – Duka: Kjo qeveri është e krimit

Kryetari i PAA, Agron Duka tha se kjo qeveri nuk ka lidhje me problemet e shqiptarëve. Në fjalën e tij në protestë ai u ndal në problemet e fermerëve. Ai kritikoi qeverinë dhe për largimin e qytetarëve.

“Është detyra jonë, e politikës, medias dhe shqiptarëve që të frenojmë këtë fenomen. Na takon neve që ti përkushtohemi detyrës së madhe që kemi përpara”,- tha Duka.

ORA 12:43 – Vangjel Dule: Kjo qeveri nuk ka legjitimitet

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule në protestën e opozitës tha se pushteti i Edi Ramës është i vjedhur dhe nuk ka më legjitimitet.

“20 përqind e shqiptarëve pranojnë se kanë shitur votën. Janë më shumë. Janë rreth 30 deputetë që janë zgjedhur me vota të vjedhura. Çfarë lidhje ka kjo qeveri me problemet e qytetarëve”,- u shpreh  kreu i PBDNJ-së.

Ai shtoi se “nuk kemi alternativa të tjera. Të iki kjo qeveri”.

Ora 12: 37 – Ndoka: Edi Rama ik!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha gjatë fjalës në protestë se sot të gjithë janë mbledhur në shesh për të larguar “qeverinë e tepsisë”. “Sot ka ardhur momenti që t’i bëjmë thirrje Edi Ramës që të largohet. Edi Rama Ik”,- tha Ndoka. Ai u shpreh se Edi Rama po bën biznes me parimet dhe idealet e njerëzve. “Rama krijoi një kabinet me shokët e shkollës dhe miqtë. Ai nuk ka lidhje me qeverinë”.

Ora 12:31 Shehi: Protesta mesazh edhe ndaj ndërkombëtarëve

Kreu LZHK, Dashamir Shehi në fjalën e tij tha se ata që flasin sot në podium nuk janë më të mirët, por më të këqijtë janë ata që ndodhen në godinën e qeveri. Shehi tha se protesta e sotme është një mesazh ndaj ndërkombëtarë.

“Ne që hipim këtu nuk jemi të rënë nga qielli, pro këta që janë në qeveri janë më të këqij. Ne jemi këtu kundër dhunës, së një grushti njerëzish, 5 politikanëve, 5 biznesmenë dhe një tufë sahanë lëpirësish që vijnë pas tyre. Jemi këtu për tu thënë ndërkombëtarëve që komuniteti më i madh jemi ne. Jemi më shumë ne që protestojmë, jemi ne që do të rezistojmë kundër dhunës”,- tha Shehi.

Berisha: Mbi 500 mijë shqiptarë në shesh

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë kalkulimet e para mbi shifrat e individëve që sot kanë dalë në protestë. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se sot është e gjithë Shqipëria në shesh. “Mbi 500 mije shqiptare ne shesh, ne protesten me madheshtore ne Tirane! Te gjithe duke protestuar kunder qeverise se krimit, droges dhe korrupsioni,” shkruan ish-kryeministri.

Berisha ka deklaruar i vendosur se do të rrëzojë qeverinë “Rama” për të sjellë një qeverisje të re.

Ora 12:25 Fatmir Mediu: Nuk ja shesim shpirtin Ramës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se sot në shesh kanë dalë qytetarët më të përgjegjshëm për vendin që nuk tremben dhe nuk shiten.

Kreu i PR tha se ekonomia është në situatën më kritike. “Pyetja është e thjeshtë; a e meritojmë ne këtë qeveri? Jo dhe jo. Ne jemi këtu ti bëjmë ballë një rreziku shumë të madh, shkatërrimit të besimit dhe vlerave morale të këtij vendit. Ne jemi këtu për të protestuar kundër largimit masiv të të rinjve”,- tha Mediu. Ai shtoi se “ne nuk kemi vend i mallkuar. Na ka bekuar zoti, por na ka mallkuar kjo qeveri”.

Ora 12:21: Flet aktivisti i PS në protestës e opozitës

Agim Kaza aktivist i PS foli në protestën e opozitës. Ai tha se sot protestojmë kundër “bandës së rilindjes që simbol ka krimin dhe vjedhjen”.

Ai shtoi “Jam si qytetar i këtij vendi dhe i bëj thirrje Edi Ramës, që të përgjigjet për kriminelët që ka sjellë në Kuvend dhe dhunimin që i ka bërë lirisë dhe demokracisë”.

 Ora 12:15. Spaho: Shqipëria është kundër Ramës

I pari që marrë fjalën në protestë është nënkryetari i PD, Edmond Sopaho. Ai deklaroi sot Shqipëria është në shesh kundër qeverisë. “Ne nuk duam të qeverisemi nga Habiljat dhe Shullzës. Ne duam drejtësi për të gjithë. Ne duam shtet ligjore. E refuzojmë këtë qeveri të krimit”,- tha Spaho.

Pas Spahos fjalën e ka marrë përfaqësuesi i ish të përndjekurve politikë, Nebil Çika. Ai tha se sot shqiptarët protestojnë kundër një dikature të re. “Ky vend është në diktaturë, për shkak se po instalohet edhe njëherë sigurimi i shtetit”,- tha Nebil Çika.

Ora 12:12 Nis protesta. Këndohet himni kombëtar

Ka nisur zyrtarisht protesta e opozitës. Protestuesit kanë kënduar himnin kombëtare. Të gjithë liderët e opozitës janë mbledhur në shesh.

Ora 12:00: Basha niset nga selia e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë fiks në orën 12.00 nga selia e partisë së tij, shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela dhe simpatizantë.

Mes banderolave dhe mbështetësve të tij, Basha takohet me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi në hyrje të bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në nisje të protestës së opozitës, Monika Kryemadhi deklaroi se sot Edi Rama duhet të kuptojë se është vetëm. Ajo tha se Edi Rama është në pushtet me shumë se çdo kryeministër tjetër në Shqipëri.

ImageImage

ImageImageImageImageImage

Mësohet se i pari që do të mbajë fjalimin hapës është zv/kryetari i PD-së Edmond Spaho i cili më pas do të lejë radhën folësve të tjerë në radhë. Për efekt të elementit surprizë edhe ne nuk po e publikojmë programin e plotë.

Një fjalim në këtë protestë madhështore do të mbajë edhe Dritan Zagani, oficeri i policisë që ishte i pari që zbuloi dhe denoncoi përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës, bashkë me kushërinjtë e tij, Habilaj.

 LEXONI DHE

VIDEO LIVE nga protesta para Kryeminsitrisë

Protestuesit me tepsinë e Ramës

Qindra forca policore rrethojnë Kryeministrinë

Nisen qytetarët me autobusë nga rrethet drejt Tiranës

Fillon nxemja e protestës

Protestuesit në makina mbajnë targën e famshme 003 të Audit të Tahirit…

Të dhënat e para për pjesëmarrjen në protestë

Policia regjistron targat e mjeteve që transportojnë protestuesit

FOTOLAJM/Simpatizantët e LSI drejt Tiranës

Manjani: Mos provokoni protestën me njerëz të paguar

(VIJON)

SHKARKO APP