Shqipëria në zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen negociatat
Moderatori i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku sipas tij vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Fevziu tha se ka informacione se nëse nuk do të hapen negociatat me BE-në, qeveria mund ta çojë vendin në zgjedhje të parrokshme.
“Ka informacion, ende të pakonfirmuar, se nëse nuk do të hapen negociatat me BE-në, qeveria mund të çojë vendin në zgjedhje.”, tha Fevziu.
Deklarata e Fevziut u bë teksa në lidhje direkte kishte kreun e PD-së Lulzim Basha, lidhur me protestën e 27 Janarit. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se do t’i kërkoj popullit që me 27 Janari populli të marrë fatet e vendit në dorë.
Por krahas skenarit të Ramës është edhe skenari i opozitës e cila do jetë edhe më radikale në raport me qeverinë dhe do ta detyrojë Ramën për të shkuar në zgjedhje.