Shqipëria nën pushtetin e dëborës. Rrugë të bllokuara. Mbyllen disa shkolla (FOTO)

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit, duke zbritur deri në zonat e ulta, si në Tiranë dhe Lezhë. Situata me rrugë të bllokuara e shkolla të mbyllura vazhdon edhe sot.

Sipas të dhënave zyrtare, mësimi është ndërprerë në të gjithë shkollat e Qarkut Dibër, ku ka fshatra të bllokuara dhe akse rurale që kalohen me zinxhirë. Trashësia e dëborës në Peshkopi shkon mbi 40 cm, ndërsa në zonat mbi 800 m shkon deri në 1 metër.

VIDEO/BORË NË TIRANË

https://www.facebook.com/kohajone/videos/788100824712790/

E rënduar është situata në Bulqizë, ku reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel të kalohen me shumë vështirësi, me zinxhirë. Të bllokuara janë rrugët Bulqizë-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D si dhe Ura e Çerenecit-Stërblevë. Të izoluar janë dhe njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh dhe shumë fshatra të njësive Fushë-Bulqizë, Zerqan dhe Shupenzë. Trashësia e dëborës në qytet është 30 cm, ndërsa në njësitë adminstrative shkon nga 50 deri në 80 cm.

Edhe në Lezhë vijuan reshjet në qytet, ndërsa superstrada Lezhë-Fushë-Krujë, e cila dje ishte me probleme, sot kalohet lirisht nga automjetet.

Dëborë ka rënë gjatë natës edhe në qytetin e Elbasanit, ndërsa raportohet bllokimi i aksit Librazhd-Stëblevë. Të vetmet segmente rrugore të cilat kanë probleme në Korçë janë Dardha dhe Qarri, që kalohen me zinxhirë.

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur edhe Shkodrën të mbuluar nga bora. Me probleme mbeten zonat e thella malore të Dukagjinit e Pukës, që janë të izoluara.

VIDEO/BORË NË LEZHË

Një video e dërguar në redaksinë e ”Koha Jonë”, tregon situatën në Lezhë, aty ku dëbora si rrallë herë ka shkuar deri në 5-10 cm.

Superstrada Lezhë-Fushë-Krujë, sipas informacioneve që dje ishte me probleme, sot kalohet lirisht nga automjetet. Lezha është zgjuar sot mes intervaleve të reshjeve të dëborës.

Megjithatë, Lezha është përballur me temperatura të pazakonta. Sipas parashikimit të Meteoalb, paraditja mbetet me rënie dëbore.

YouTube player

VIDEO/SITUATA NË SHKODËR

Dëbora e rënë gjatë natës ka krijuar probleme edhe brenda qytetit të Shkodrës sa i takon qarkullimit të mjeteve. Bashkia e Shkodrës sot në mëngjes ka nisur hedhjen e kripës në pak rrugë por ka probleme me rrëshqitjet.

Blloku i lagjeve tek Stacionit i trenit , Hardhijat e egra dhe tre Heronjtë vazhdojnë të jenë në errësirë të plotë në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë situata mbetet tejet e vështirë në zonat malore. Rruga Qafë Thore – Theth është e bllokuar dhe dëbora ka arritur në trashësinë 2 metra.

Gjithashtu është i bllokuar edhe Mali i Shoshit. Dukagjini në pjesën më të madhe është pa energji elektrike. Ndërsa në 3 njësi administrative nuk zhvillohet mësim Mbi 70 cm dëborë është edhe në rrugën e Kelmendit dhe kërkohet përdorim i zinxhirëve.

 

Pogradec

Tiranë

Tiranë

VIDEO/BORE NË DARDHË TË KORÇËS

SHKARKO APP