Shqiptarë kudo që jeni! Votoni sonte për Eugent Bushpepa në Eurovizion!
Eugent Bushpepa ka ndezur skenën e Festivalit Europian në Lisbonë me këngën “Mall”. Përfaqësuesi i “Shqipërisë” në “Eurovision” dhuroi një interpretim mbresëlënës.
Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në gjysmëfinale.
Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.
Në këtë gjysmëfinale të parë konkurojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.
Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkuron nën flamurin e Qipros.
Shqiptarë! Votoni kudo që ndodheni në shtetet pjesëmarrëse në Eurovizion, votoni për Eugen Bushpepën!
Për të votuar këngën “Mall”, duhet të prisni deri sa të performojnë të gjithë shtetet këtë gjysmë finale. Në 15 minutat dedikuar votimit mund të votoni deri në 20 herë përmes numrit të shfaqur në ekran. Si në çdo edicion tjetër, nuk mund të votoni “Mall” nëse banoni brenda territorit shqiptar.