Shtatorja e Nënë Terezës në Rio de Janeiro (Brazil) falë Kadri Morinës

Nënë Tereza edhe në Brazil. Mu pranë vendit ku ndodhet shtatorja më e madhe e Jezu Krishtit në Brazil.

Në Katedralen Metropolitane të Rio de Janeiro, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Shtatores së Nënë Terezës, vepër e skuptorit Thoma Thomai, dhuratë simbolike e popullit shqiptar për popullin brazilian me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kjo dhuratë u mundësua falë bujarisë së sipërmarrësit Kadri Morinaj, këtij biznesmeni me mendje dhe zemër të madhe. Morina është një mysliman i devotshëm si fe, porse si intelektual dhe biznesmen një intelektual. Ai njihet nga publiku edhe për drekën që i shtroi kur erdhi në Shqipëri Papa Francesku.

Kardinali Tempesta, duke iu referuar Nënë Terezës si “mëshira e zotit në tokë” e “fruti i popullit shqiptar me gjithë të mirat që i solli njerëzimit”, e quajti mbërritjen e shtatores nga Tirana “një dhuratë të jashtëzakonshme që do t’i japë jo vetëm Katedrales, por gjithë Brazilit vlera të reja shpirtërore, duke përforcuar miqësinë ndërmjet popullit shqiptar dhe atij brazilian”.

Në kuadër të aktiviteteve që do të shoqërojnë në mbarë botën kanonizimin e Nënë Terezës, shtatorja e saj në Rio u inaugurua më 10 shtator, duke zënë vendin kryesor të Katedrales Metropolitane. Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Nënë Terezës ishte edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

unnamed (11)

 

unnamed (4) unnamed (3) unnamed (2) unnamed (1) unnamed

unnamed (10) unnamed (9) unnamed (8) unnamed (7) unnamed (6) unnamed (5) unnamed (4) unnamed (3)

SHKARKO APP