Shtypja e këtij butoni të kuq çon botën në Luftën e Tretë botërore bërthamore
Bëhet fjalë për një buton që lëshon raketat bërthëmore nga nëndetëset. Butoni komandon raketat trident që kanë një fuqi të jashëtzakonshme dhe një rreze prej 4000 miljesh detare.
Oficeri Woods thotë se është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe njëkohësisht një barrë e madhe të kujdesesh për çelësin e lëshimit të raketave Tridenti duhet të jetë i përgatitur për të shtypur butonin pas urdhrit që i jepet nga kryeministri, duke dërguar kështu një nga raketat 60- tonëshe në një ‘udhëtim’ drejt shënjestrës.
Në nëndetësen HMS Vigilant, një nga katër nëndetëset bërthamore britanike, nuk ka një buton të kuq, por një këmbëz të tillë të kuqe, raporton Daily Mail. Duke folur nga nëndetësja, oficeri thotë: “Pasi raketa të dalë nga nëndetësja, nuk ka një buton vetëshkatërrues.
Pasi të dalë, thjesht harrojeni, do shkojë në destinacion”. “Raketat balistike interkontinentale janë jashtëzakonisht të vështira për t’u ndalur dhe Trident është deri më tani raketa më e besueshme dhe më e mirë në botë”.