“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet”? Rama: I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!
Këtë mbrëmje, pas ceremonisë së nderimit të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në atletikë, kryeministri Edi Rama ka shkruar disa fjalë për zërat kritikë, të cilët thanë se e keqpërdori qeveria fitoren personale të atletes kampione.
”Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt”,-shkruan Rama në Twitter.
Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë për faktet mbi çka është bërë,jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?Si i bëhet kur s'duan t'ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt!
— Edi Rama (@ediramaal) August 23, 2022