Si i shpëtoi dje goditjes Ben Blushi? “Do të vrasim!”- kërcënuan në sallë
Kryesore E Martë, 20 Prill 2021 07:32
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=KoaZRQo5-Lk” width=”560″ height=”315″]
Dje kishte një takim të kryeministrit dhe kryetarit të PS-së Edi Rama në qytetin e Elbasanit me socialistët. Ishte në sallën e aktivitetit socialist edhe deputeti Ben Blushi, i cili është deputet i listës së PS-së për Elbasanin, bile kryesuesi i kësaj liste. Në të vertetë burime brenda stafit kryeministror tregojnë se nuk e prisnin që Blushi të hynte në një takim ku nuk ishte ftuar, ndonëse ai është deputet i kësaj force politike. Mediat kanë dhënë dje informacione se Blushi është fishkëllyer e sharë kur ka hyrë në sallë si dhe kur ka folur. Natyrisht që kjo nuk është një gjë e mirë për një forcë politike e cila qeveris vendin dhe që përditë bën thirrje që të zbatohet ligji e të dënohen kriminelët apo ata që keqpërdorin pushtetin. Këtë ngjarje e rëndon me tepër fakti se në sallë ishte edhe kryeministri Rama, i cili foli dhe atakoi indifekt Blushin. Natyrisht që replikat, duelet politike, fraksionet janë të pranueshme në një parti politike e cila ka demokraci të brendshme, aq me tepër në një vend normal demokratik, porse kur nuk lejohet apo fyhet apo kur fjala e një politikani mbulohet me sharje të rënda atëhere ka problem. Ka problem se forca politike tregon se nuk ka debatin si shtyllë kurrizore të demokracisë, por dajakun, dhunën e kërcënimin ndaj atij që mendon ndryshe në raport me liderin e partisë.
Këtu ka problem sepse militantët partiakë marrin liri edhe për vepra të tjera të dhunshme në shoqeri, duke u bërë të rrezikshëm nesër edhe për vetë forcën politike nga ku militojnë.
Se ç’tha Edi Rama apo Ben Blushi është mësuar që dje nga mediat online e ato televizive, por Ben Blushi tregon për “Koha Jone” një gjë shumë të rëndë. Redaksia e gazetës insistoi të merrte edhe mendimin e palës së akuzuar nga Blushi, por nuk kishte përgjigje. Në numrin që ka kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini 0682034095 nisëm sms për të patur edhe reagimin e tyre, por asnjë përgjigje, ndaj duket sikur e përforcon akuzën e Ben Blushit ndaj dhendërrit të tij të quajtur Aurel Meha. Sipas deputetit Blushi sapo ka hyrë në sallën ku do të mbahej takimi është rrethuar mënjëherë nga disa burra dhe djem të cilët e kanë kërcënuar, edhe me jetë. Blushi deklaroi për Koha jone se dhëndrri i Qazim Sejdinit e ka kërcënuar me jetë deputetin, duke i thënë fjalë shumë të rënda, të cilat nuk shkruhen. Bile disa djem me dhëndrrin e kryebashkiakut e kanë shtyrë dhe goditur në shpinë, por fatmirësisht ka ndërhyrë shpejt Garda e Republikës e cila ndodhej aty për sigurinë e kryeministrit Rama. Sipas Blushit njeriu i kryebashkiakut i ka thënë se “ do të vras” dhe kjo është alarmante për shtetin.Ndaj insistuam mbrëmë të gjenim mundësinë të fliste edhe pala e akuzuar nga Ben Blushi, pavarësisht se nuk e vemë në dyshim deklaratën e deputetit. Por asnjë përgjigje nga Elbasani. Deputeti antiRama jo vetëm i kërcënuar nga partia e tij. Ai tani i kercenuar dhe nga personazhet e vet. Një prej personazheve te librave te tij, e tërhoqi Blushin nga xhaketa dhe e gjuajti në krah. Ndersa nje person qe Blushi ja ka pershkruar gazetareve si i veshur me xhup ngjyrë kafe lëkurë, tullac dhe pak kuqalash i del para deputetit dhe e kercenon: “Do të vras se ke bërë libër kundër gruas sime”, i ka thënë ai. E gjitha ka ndodhur para se Blushit ti jepej fjala. Ndërkohë, sipas burimeve te ABC News Blushin e ka kërcënuar fizikisht dhendri i kryetarit aktual te bashkise Qazim Sejdini. Shkaku i zemerimit te tyre sipas te njejtave burime ishte botimi i librit “Kandidati”.
Më pas dihet se deputeti antiRama foli në sallë e ku kanë sharë dhe fishkëllyer në sy të kryeministrit Rama. Edhe kjo është një gjë e keqe pasi ka ndodhur në sy e në prani të numrit një të Ekzekutivit. Edi Rama duhej të ngrihej në sallë, aty për aty, edhe duke folur Blushi dhe t’u drejtohej sallës se “ duhet ta dëgjojmë, ndonëse nuk jam dakort me Blushin. Ndaj asnjë sharje e fyerje”. Nëse e bënte këtë Rama do të fitonte pikë dhe Blushin do ta dërmonte me fjalën e mirë dhe mbrojtjen që do t’i bënte ndaj një salle të ekzaltuar antiBlushi, e cila duhet ta pranojmë , ishte e dirigjuar për sharje e goditje fizike kundrejt Blushit.
Dirigjimi i një pjese të sallës kundër Blushit, në atë mënyrë, pothuaj kriminale, nuk dihet tamam a ishte dirigjim nga kryebashkiaku elbasanas apo nga Tirana.
Nëse ka patur regji nga kryeministria kjo mbetet një akuzë e rëndë, ndonëse Ben Blushi tha se asgjë nuk bëhet pa urdhër nga selia e PS-së.
Dje PS-ja dha një provë jo të mirë demokracie në raport me mendimin ndryshe brenda radhëve të saj.