Si reagoi Rama kur dëgjoi kushtet e reja të Angela Merkel (VIDEO)

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Gjermani u cilësia si sukses nga PS-ja, pasi për herë të katërt, sipas tyre, Shqipërisë iu hapën negociatat.
Ndërkohë mediat gjermane, në raportimet për mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë, rendisin një sërë kushtesh të reja që duhet të përmbushë qeveria “Rama”. Kushtet nisin nga lufta kundër trafiqeve, problemet me zgjedhjet dhe demokracinë dhe deri te zgjidhja e krizës së rëndë politike.
Në rrjetet sociale, biseda mes Angela Merkel dhe Edi Ramës është risjellë në mënyrë ironike.

Në një video mjaft të klikuar në internet shfaqet kryeministri duke u dridhur teksa dëgjon kushtet e Merkelit, të cilat nisin nga dorëheqja e tij si drejtues i qeverisë.
Për më shumë ndiqni video montazhin humoristik.

 

SHKARKO APP