Skandal në Primaret e PD, tërhiqet Shemsi Prençi: Ka manipulim listash, PD-ja ka futur edhe te PS si votues!
Nuk ka qetësi në Primaret e PD. Akuza dhe kundërakuza për fallsifikim listash dhe votash.
Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Shemsi Prençi deklaron se nuk do të njohë procesin, për shkak të parregullsive me listat e votuesve.
Prençi thotë se në votime janë duke marrë pjesë socialistë, të cilët e kanë emrin në listën e miratuar nga kryesia e PD, ndërsa demokratët detyrohen të votojnë duke shënuar emrin me laps e letër.
Prençi garon në primaret për Bashkinë e Kamzës përballë Asllan Dogjanit dhe Arjan Hoxhës.
Denoncimi i kandidatit në Primare, Shemsi Prençit: